Ish-kryeministri Aleksandër Meksi ka uruar sot, 12 dhjetor, 27-vjetorin e themelimi të Partisë Demokratike.
Selia blu organizoi një ditë më parë një takim festiv në Pallatin e Kongreseve, por kremtimit nuk i janë bashkuar të gjithë themeluesit, kjo pasi ata ndahen për datën e themelimit mes 11 dhe 12 dhjetor.
Një ndër ta, Aleksandër Meksi nuk ka marrë pjesë në festime, ndërsa ka zgjedhur të urojë përvjetorin e PD ditën e sotme, 12 dhjetor. "12 dhjetori 90 mbetet një ditë e shënuar për demokratë shqiptar. Historia është Histori as i vjen kujt prapa as mund ta ndryshosh, ajo nuk harrohet. I Uroj festën gjithë atyre, që ato ditë e kohë historike, u përpoqën për një Shqipëri Demokratike, me shpresën që ëndrra e tyre të realizohet", shkruan Meksi.
Postimi i Meksit:
Si sot 12 dhjetor 1990, studentë e intelektualë në vazhdim të protestave të studentëve dhe qytetarëve të Tiranës vendosë dhe themeluan të parë Parti opozitare kundërshtare të regjimit diktatorial të komunistëve shqiptarë, si një Parti e të gjithëve që aspironin një Shqipëri të lirë, demokratike, ku respektohen të drejtat e njeriut,ekonomi e tregut të lirë dhe shtet i së drejtës. Parullat e mitingut ku u shpall Programi i saj minimal ishin dhe mbeten "Liri Demokraci" e "E duam Shqipërinë si gjithë Evropa".
12 dhjetori 90 mbetet një ditë e shënuar për demokratë shqiptar. Historia është Histori as i vjen kujt prapa as mund ta ndryshosh, ajo nuk harrohet. I Uroj festën gjithë atyre, që ato ditë e kohë historike, u përpoqën për një Shqipëri Demokratike, me shpresën që ëndrra e tyre të realizohet.

(Postimi i Meksit)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com