27-vjetori i RD, Basha dhe 
Patozi shtrëngojnë duart/FOTOBasha falenderon edhe Ben Blushin

27-vjetori i RD, Basha dhe <br />Patozi shtrëngojnë duart/FOTOBasha falenderon edhe Ben Blushin<br /><br>
TIRANE - 27-vjetori i "Rilindjes Demokratike" ka mbledhur mbrëmjen e sotme politikanë, gazetarë dhe ish-gazetarë të gazetës së parë opozitare, në një pritje të organizuar nga PD.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë kryetari i PD, Lulzim Basha, ish-kryedemokrati, Sali Berisha si dhe gazetarë e analistë. Nuk kanë munguar as kryertarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike, Petrit Vasili. Mes të pranishmëve ishte dhe ish-kryeredaktori i RD e njëherazi, ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi. Pavarësisht raporteve tendencioze mes tyre, Basha dhe Patozi kanë shtrënguar duart përpara të pranishmëve si dhe kanë shkëmbyer batuta megjithëse shkurtimisht.

Pavarësisht kësaj, ish-deputeti dhe ish-kryeredaktori i Gazetës “Rilindja Demokratike”, Astrit Patozi, sqaroi praninë e tij në cermeoninë e organizuar nga PD, ndërsa rezervoi kritika për lidershipin e Bashës.

"Sot është ditë e gëzueshme, evitohen fjalët e hidhura, jam këtu për të nderuar RD, jo si gazetar por si njeri në Shqipëri që di çfarë është liria e medias. Dikur në përvjetorët e gazetës ftoheshin gazetarët, tani i fton partia, nuk është shenjë e mirë për PD e udhëhequr nga Basha, as për gazetën. Duke kujtuar ditën e parë të RD mendoj se nuk është e vështirë magjia që bëri që shqiptarët e prisnin si thesar, nuk ka magji, ka qenë etja për shpresë, atëherë shqiptarët e kuptuan shpresën tek opozita. Sot opozita e Bashës nuk është në këtë lartësi për të ngjallur shpresë", u shpreh Patozi.

Astrit Patozi ka qenë kryeredaktor i RD-së gjatë viteve të opozitës deri më 2005. Ish-deputeti është një nga zërat më kritikë të Lulzim Bashës që prej marrëveshjes me Ramën më 18 maj e deri në ditët e sotme. Në zgjedhjet e 25 qershorit, Patozi u la jashtë listave të kandidatëve për deputetë nga Lulzim Basha, krahas Jozefina Topallit dhe Majlinda Bregut. 

 

Basha vlerëson ish-gazetarët e RD...fjalë dhe për Blushin
Lulzim Basha nuk ka harruar të falenderojë Ben Blushin, kreun e LIBRA-s për bashkëpunimin më të parën gazetë opozitare në Shqipëri për shembjen e komunizmit. Basha falenderoi themeluesit dhe gazetarët e parë të cilët punuan për ngritjen e një gazete ndryshe nga shtypi i kohës. 

 

“Dua ta nis falënderimin me dy kryeredaktorët dhe bashkëthemeluesit, Frok Çupi dhe Mitro Çela. Po ashtu falënderoj edhe studentët gazetarë të cilët punuan vullnetarë, Blendi Fevziun, Ben Blushin, Armand Shkullakun etj. RD do të ketë përherë një vend të veçantë në historinë jo vetëm të PD-së por edhe të Shqipërisë. RD është nga të paktat media të lira. Është një ditë e reflektimit për lirinë e fjalës”, tha Basha.

[gallery]25272[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj