279 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 13 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 3,763 raste aktive me COVID! Shërohen 483 të tjerë

279 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 13 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 3,763 raste aktive me COVID! Shërohen 483 të tjerë

Spitali Infektiv

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 279 raste të reja me koronavirus nga 2,387 testime të kryera. Fatkeqësisht 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetare nga Berati 64 vjeçe dhe një qytetar nga Durrësi 75 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 73 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 483 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 263,518 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në të gjithë vendin mësohet se janë 3,763 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 86 në Tiranë, 25 në Sarandë, 16 në Fier, 14 në Lushnje, 12 në Gjirokastër, nga 10 qytetarë në Berat, Vlorë, 7 në Sarandë, nga 6 qytetarë në Durrës, Elbasan, nga 5 qytetarë në Mirditë, Gramsh, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Peqin, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Kamëz, Vorë, Kavajë, Patos, Divjakë, Mallakastër, Memaliaj, Devoll, Dimal, Skrapar, nga 2 qytetarë në Cerrik, Poliçan, Libohovë, Delvinë, Himarë, Selenicë, Roskovec, Krujë, Kurbin, Has, Kukës, Malësi e Madhe, nga 1 qytetar në Tropojë, Lezhë, Rrogozhinë, Dropull, Përmet, Tepelenë, Korçë, Belsh. 

Statistika (21 Shkurt 2022) 
Raste të reja ditore          279
Të shëruar në 24 orë        483
Të shtruar në spitale          73
Humbje jete në 24 orë         2
Testime ditore                2387

Testime totale                1,732,633
Raste pozitive                 270,734
Raste të shëruara             263,518
Raste Aktive                        3763
Humbje jete                         3,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë             1158
Fier                   610
Elbasan             416
Vlorë                361
Berat                283
Lezhë               246
Kukës               161
Durrës              159
Gjirokastër      129
Shkodër           126
Korçë               94
Dibër                 20

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?