Një e re 27-vjeçare u nda dje nga jeta pasi humbi betejën me COVID-19. Ditën e sotme janë mësuar të tjera detaje për ngjarjen e rëndë ndërkohë që kanë folur edhe mjekët e spitalit.
Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga koronavirusi 3-javë më parë dhe fillimisht u shtrua në repartin e COVID-19 në Spitalin Rajonal të Beratit. Burimet zyrtare të Spitalit Rajonal të Beratit konfirmojnë se,e reja mbërriti në këtë spital në gjendje kritike për jetën.
Mjekja infeksioniste në Repartin Covid-19 të Spitalit Rajonal të Beratit, Etleva Vila deklaron se, vajzës i është dhënë ndihma e shpejtë dhe pas ekzaminimeve ka rezultuar se 27-vjeçarja kishte 90% të mushkërive të prekura nga Covid-19.
"Pasi konstatuam se gjendja e saj shëndetësore ishte kritike, ne si mjekë konkluduam në nisjen e saj me urgjencë me autoambulancat e Spitalit Rajonal Berat drejt Spitalit Infektiv COVID-1 në Tiranë"-, ka deklaruar mjekja Vila.
Duke marrë shkas nga rastet e shtuara të të prekurve me COVID-19 në qarkun e Beratit, mjekja Vila ka deklaruar se,pjesa më e madhe e rasteve ka qenë e qëndrueshme dhe janë trajtuar në Repartin COVID-19 në Spitalin e Beratit,ndërsa rastet e rënduara janë dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin Infektiv në Tiranë.
27-vjeçarja nga Berati Arjola Cakollari jetonte e punonte prej kohësh në Tiranë dhe ishte kthyer në Berat për t'ju shërbyer në shtëpi prindërve që ishin të prekur me COVID-19. Gjatë kohës që vajza u ka shërbyer prindërve është infektuar edhe vetë nga virusi që i mori jetën dy ditë më parë. 27-vjeçarja Ariola Cakollari gjeti vdekjen mbrëmjen e së martës në Spitalin Infektiv COVID-19,ku ndodhej e intubuar. Mes dhimbjesh dhe lotësh nga të familjarë,miq e të afërm Ariola u përcoll dje në mesditë për në banesën e saj të fundit.
Viktima Ariola Sakollari dhe mjekja Etleva Vila
K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75%
-
Jo
21.3%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2709
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentati i dështuar në Berat/ Arrestohet 46-vjeçari që fshehu makinën e 2 vëllezërve autorë, tentoi të arratisej nga Shqipëria
6 Janar, 10:28
-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
6 Janar, 08:33
-
Berat/ Ndahet në mënyrë të papritur nga jeta kirurgu i njohur Piro Leka
4 Janar, 15:16
-
Atentati i dështuar me breshëri kallashi ndaj dy shokëve në Berat, Policia shpall në kërkim 2 vëllezërit durrsakë
3 Janar, 14:15
-
Berat/ Dy persona i shpëtojnë atentatit në lagjen 'Donika Kastrioti'! 2 vëllezër i qëllojnë me automatik nga makina, dyshohet prishja e pazareve të drogës në Greqi (EMRAT)
2 Janar, 17:48
-
VIDEO/ Nata e ndërrimit të viteve, spektakël fishekzjarresh edhe në Berat
1 Janar, 01:51
-
Viti i Ri, Koçiu: Mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në gatishmëri! Në 2025 nisim rikonstruksionin e Traumës
31 Dhjetor 2024, 16:47
-
Lefter Maliqi ‘kartolinë’ SPAK-ut: Bëre drejtësi me regji! Bëra sërish padi për bashkinë
31 Dhjetor 2024, 12:18
-
Berat/ Bën parakalim të gabuar, mjeti humb kontrollin del nga rruga dhe më pas përmbyset, plagosen 3 persona (VIDEO)
31 Dhjetor 2024, 07:42
-
Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja
27 Dhjetor 2024, 12:18
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor 2024, 22:31
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor 2024, 20:00