28 kandidatët për hetues të BKH kanë përfunduar me sukses muajin e parë të trajnimit bazë dhe duke filluar nga java tjetër do të emërohen zyrtarisht. Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar 28 hetuesit e BKH dhe thotë se ata do të ndërmarrin fazat e trjera të trajnimit dhe do të çojnë përpara reformën në drejtësi.
“Urime 28 hetuesve të sapoemëruar të BKH-së! Këta individë janë testuar dhe janë duke u trajnuar. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin këta individë, ndërsa ata ndërmarrin fazat e tjera të trajnimit të tyre dhe ndihmojnë për të çuar përpara reformën në drejtësi. Ne i urojmë fat të mirë të gjithë atyre që kohët e fundit kanë dorëzuar aplikimet e tyre për të qenë pjesë e grupit të dytë të hetuesve të BKH-së”, shkruan ambasada.
Gjithashtu ambasadorja Yuri Kim, ndërsa ka shpërndarë në rrjetin social “Tëitter” statusin e Ambasadës është shprehur se Reforma në Drejtësi nuk ka qenë e lehtë, por hap pas hapi ka ecur përpara. Sakaq Kim thotë se SHBA është në mbështetje të Shqipërisë dhe se çdo hap përpara, sjell më afër rrugën drejt BE-së.
Rrugëtimi i tyre filloi me procesin e përzgjedhjes gjatë muajit Tetor 2020 dhe ka përfshirë teste të logjikës së arsyetimit, testin fizik, hartimin e esesë, intervistën e strukturuar, si dhe një verifikim të gjerë tëfigurës. Me përfundimin e kësaj faze të parë, ne presim me padurim që ata të vijojnë me sukses fazat e mëtejshme të trajnimit, të cilat do të përfshijnë: “Trajnimin për Armët, Sigurinë dhe Aftësitë e Mbijetesës”; Trajnimin me Drejtorinë Italiane të Hetimit dhe Antimafias (DIA); si dhe Trajnimin me Byronë Federale të Hetimit SHBA-ve (FBI).