Report Tv zbardh emra të rinj nga largimet në shërbimet diplomatike të njoftuara dy ditë më parë nga Ministri në Detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Edmond Caca, punonjës në Ambasadën shqiptare në Londër, do të lirohet nga detyra.

Lirohet nga detyra ne Misionin e Shqipërise në Gjenevë të Zvicrës Fatjon Demnderi.

Xhuljeta Kekos, pjesë e Ambasadës shqiptare ne Hagë do të shkëputet nga detyra e saj.

Ne Misionin ne Nju Jork, lirohet nga detyra edhe Arben Idrizi, ndërsa per Eltion Vërlenin është urdhëruar kthimi në atdhe për te shërbyer sipas nevojave të Ministrise per Europën dhe Punët e Jashtme.

Mësohet se në total, nga reforma do të lëvizin 28 persona, të cilët nuk përmbushin kritetet e ligjit për shërbimin diplomatik dhe janë te emëruar jashtë sistemit.