TIRANE- Bashkia e Tiranës ka vijuar me aktivitetet e saj në kuadrin e 101 vjetorit të pavarësisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka zhvilluar homazhe në shtatoren e Adem Jasharit si edhe në shtatoren e themeluesit të shtetit shqiptarë Ismail Qemali.
Edhe në këto dy aktivitete të zhvilluara nga ana e kryetarit të bashkisë, policia bashkiake e kryeqyteti ka zhvilluar punën e sja duke e pritur shefin e tyre me nderime protokoriale.
Por në këto dy aktivitete Basha nuk ishte i shoqëruar nga figurat e Partisë Demokratike dhe as nga ish kryetari i tij, Sali Berisha.
Gjatë këtyre homazheve që Basha zhvilloi, ishte në rolin e kreut të Bashkisë së Tiranës dhe jo më në postin e kryetarit të PD-së. Pas përfundimit të aktivitetit tek “Varrezat e Dëshmorëve”, Basha ka vijuar me aktivitetin e rradhës tek shtatorja e Adem Jasharit nga ku theksoi se krahas festimit të ditës së pavarësisë së vendit, festohet edhe dita e lindjes së themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas këtij aktiviteti, Basha vijon internerarin e tij të axhendës festive duke vijuar homazhet në shtatoren e Ismail qemalit në Tiranë. Edhe në këtë takim Basha ishte i shoqëruar nga policia Bashkiake e cila vijoj me nderimin ndaj kryetarit të Bashkisë. Në fjalën e tij, Basha pohoi se vepra e Ismail Qemalit ishte një frymëzim për të gjithë shqiptarët. “Është rasti të përsëris sot, në emrin tim por besoj edhe në emër të gjithë bashkëqytetarëve të mi në Tiranë e në mbarë Shqipërinë, në mbarë trojet shqiptare se vepra e Ismail Bej Vlorës na mbush me frymëzim, na mbush me kurajo, për të vazhduar më tej këtë rrugëtim, drejt destinacionit tonë përfundimtar, ribashkimit politik, ekonomik dhe shpirtëror me familjen tonë të madhe europiane” – theksoi kreu i Bashkisë Lulzim Basha.
Bashkia, aktivitetet tek parku “Rinia”
Me rastin e festës kombëtare, pavarësisë së Shqipërisë, Bashkia e Tiranës organizoi dje një sërë aktivitetesh të cilat ishin përqendruar që të gjitha tek parkun “Rinia”. Aktivitete janë servirur për të gjitha moshat, por kryesisht fëmijët kanë qenë ata të cilët kanë shijuar aktivitetet e Bashkisë, si animime të ndryshme, këngë, valle, piktura, ku ata kanë mundësi të shfaqin talentin e tyre përmes penelit.
Shkrimi u publikua sot (29.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com