28 Nëntori, Hollande uron Nishanin:
Reformat me rëndësi për integrimin

28 Nëntori, Hollande uron Nishanin:<br />Reformat me rëndësi për integrimin
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës Franceze, François Hollande me rastin e Festës Kombëtare. Në mesazhin e urimit homologu francez ndalet tek marrja e statusit të vendit kandidat në muajin qershor nga Shqipëria, ndërsa thekson se kjo dëshmon për progresin e bërë vitet e fundit. Hollande shprehet se është me rëndësi krijimi i një sistemi gjyqësor konform standardeve evropiane, si dhe realizimi i reformave në sektorët kyçë.
 
“Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’Ju shpreh urimet në emër të vendit tim dhe në emrin tim personal.
 
Marrja e statusit të vendit kandidat në muajin qershor ishte një moment thelbësor për Shqipërinë, por edhe për vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Kjo dëshmon për progreset e rëndësishme të kryera nga vendi juaj vitet e fundit.
 
Në përafrimin e procesit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, angazhimi juaj është veçanërisht i vlefshëm për krijimin e një sistemi gjyqësor konform standardeve evropiane. Të gjithë aktorët e jetës politike duhet të jenë të përfshirë në udhëheqjen e reformave të nevojshme.
 
Në këtë aspekt, tavolina e rrumbullakët mbi drejtësinë që ju organizuat në Tiranë, në fillim të muajit tetor më duket e një interesi të veçantë.
 
Më lejoni t’Ju siguroj në mbështetjen e autoriteteve franceze në forcimin më tej të marrëdhënieve dypalëshe”, thuhet në mesazhin e urimit të Presidentit Hollande.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore