28 Nëntori në Tiranë, Berisha
viziton panairin "Blej shqip"

28 Nëntori në Tiranë, Berisha<br />viziton panairin "Blej shqip"
TIRANE-Në këtë përvjetor të 99 të pavarësisë së Shqipërisë, në Tiranë janë planifikuar një sërë aktivitetesh, ndërsa rrugët dhe sheshet e kryeqytetit janë mbushur me flamuj kuq e zi. Me rastin e festave kombëtare, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh kulturore. Në orët e para të paradites u cel panairi “Blej Shqip”, ku ekspozohen dhe tregtohen produkte shqiptare.

Vetë kryeministri ishte i pranishëm në këtë panair të cilin tha se nuk mund të rrinte pa e vizituar.

Hapja e panairit bën të mundur që shqiptarët të provojnë të gjitha delikatesat që prodhon kjo tokë. Nuk ka sesi të mungoja në këtë panair për të blerë” ka theksuar Berisha

 Po ashtu, Ansambli i Tiranës performon valle të të gjitha krahinave përgjatë rrugës pedonale.

Fëmijet janë pjesë e rendesishme e festimeve për 28 Nentorin. Në parkun Rinia, trupa e cirkut do të shfaqë premierën “Thesaret e Cirkut”. Teatri Metropol, do të luajë një pjesë për vogëlushët në terren të hapur. Vogëlushët që prej kohësh ndjekin kurse artistike pranë qendrës TEN do të performojnë një kolazh këngësh, vallesh popullore, pjesë me violinë, kitarë etj.

Në bashkëpunim me Liceun Artistik, do të organizohet një ekspozim pikture interaktive, me temë: “Shqipëria ime”. Aktiviteti do të shoqërohet nga Kori i Fëmijëve të liceut dhe instrumentistët e Kameratës së Tiranës.

Për herë të parë vijnë në menyre origjinale protagonistët e pavarësisë së Shqipërisë. Aktorët e Teatrit të Metropolit në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar, do të interpretojnë Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin, Murat Toptanin, Marigonë, etj. Kushdo që ka dëshirë të ketë një foto me këto personazhe, mund ta realizojë në kendin e fotografise para galerisë së arteve.

Tek Galeria Kombëtare e Arteve do të shfaqet me aparaturë tradicionale, jo dixhitale, në ambjent të hapur, filmi “Nëntori i dytë”. Atmosfera festive do të kulmojë me koncertin e madh në orën 18:00 në Sheshin Nënë Tereza, ku do të marrin pjesë këngëtarët më të njohur shqiptarë. Bashkia e Tiranës fton edhe një herë të gjithë shqiptarët të festojmë së bashku në Tiranë, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Dyshohet se abuzuan seksualisht me një të mitur, 2 të arrestuar në Maliq

Korçë/ Dyshohet se abuzuan seksualisht me një të mitur, 2 të arrestuar në Maliq