28 Nentori mbledh 40
konsujt e nderit në Tiranë

28 Nentori mbledh 40 <br />konsujt e nderit në Tiranë
TIRANE- Të 40 konsujt nderi të të Republikës së Shqipërisë, të cilët si mision të tyre kanë përmirësimin e imazhit të Shqipërisë nëpër botë vizitojnë sot Tiranën me rastin e festive të nëntorit.

Më 28 nëntor ora 11.00 konsujt e nderit do të priten në takim nga Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm z. Edmond Haxhinasto në një ceremoni, ku do jenë të pranishëm dhe ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, z. Aldo Bumci dhe ministri i Ekonomisë Tregtise dhe Energjitikës, z. Nasip Naco.

Pas takimit, z. Haxhinasto do të përshëndesë konsujt me një prononcim për mediat. Më pas, konsujt e nderit do të priten në takime të veçanta nga kryeministri z. Sali Berisha, kryeparlamentarja znj.Jozefina Topalli, kryebashkiaku z. Lulzim Basha, dhe në mbrëmjen e datës 28 nëntor, do të jenë të ftuar në një pritje nga presidenti i vendit z. Bamir Topi.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital