SHKUP- Në Maqedoni janë paraparë një sërë aktivitetesh me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit. Gati në të gjitha komunat e banuara me shqiptarë janë organizuar manifestime të ndryshme nën drejtimin e komunave, por edhe shkollave për të shënuar këtë përvjetor të 99-të.
Në Shkup në ora 20.00 do të organizohet një Koncert festiv në sheshin “Skenderbeu” nën organizimin e Lëvizjes “ZGJOHU”, Shoqatës studentore “Dardania”, ndërsa mbështetur nga Komuna e Çairit dhe Ministria e Ekonomisë.
Në Institutin për Trashëgimi Kulturore Shqiptare janë paraparë aktivitete festive letrare. Në Tetovë, Gostivar, Dibër, Kumanovë, Strugë gjithashtu janë paraparë aktivitete festive të organizuara nën patronazhin e komunave dhe shkollave, e organizatave joqeveritare dhe kombëtare.
Në Gradec të rajonit të Gostivarit do të shënohet festa e 99 vjetorit, ku do të zbulohet busti i Mehmet Pashë Derallës, Ministrit të parë të mbrojtjes në qeverinë e Ismail Qemalit bashkë me pllakat përkujtimore për varezat e 163 shqiptarëve të ekzekutuar nga forcat serbe në vitin 1915. Në këtë eveniment do të marrin pjesë personalitete politike, ndër të cilët kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ka konfirmuar praninë e tij.
Komuna e Gostivarit do të organizojë disa aktivitete festive nën patronatin e kryetarit të saj Rufi Osmani, duke përfshirë programe artistike dhe letrare.
/Shqiptarja.com