PRESHEVE- Shqiptarët në tre komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc të Luginës së Preshevës  do të përkujtojnë Ditën e Flamurit shqiptar me një protestë kundër diskriminimit të Beogradit dhe anashkalimin e këtyre vendbanimeve shqiptare, si dhe moslejimit të përdorimit të flamurit kombëtar në këto komuna.

Protestat mbahen në komunat e Preshevës dhe Bujanovcit, dhe ftohen të gjithë shqiptarët e këtyre trevave për masivitet, për të shprehur pakënaqësinë kundër diskriminimit nga Beogradi.

Vendimi për protestat ka ardhur nga këshilli i tre komunave të këtij rajoni, i cili muaj më parë mori vendim për organizimin e protestave kundër Beogradit për diskriminimin e theksuar dhe anashkalimin e këtyre vendbanimeve shqiptare, raporton agjencia e lajmeve “INA”.