28 të lënduar në një incident
me armë në Arkansas

28 të lënduar në një incident<br />me armë në Arkansas
SHBA-Policia në shtetin Arkansa, në qendër të Shteteve të Bashkuara thotë se të paktën 28 vetë janë qëlluar me armë zjarri në një koncert të muzikës hip hop sot në kryeqytetin e shtetit, Little Rock.

Incidenti ishte rezultat i një zënke mes dy personave që kishin shkuar për të parë koncertin dhe nuk kishte motivacion terrorist, tha policia.

Pritet që të gjithë të lënduarit t’u mbijetojnë plagëve.

Policia tha se pasi plasi zënka mes spektatorëve, mendohet se disa veta qëlluan me armë.

Tre persona të tjerë u plagosën të shkelur nga turma kur të pranishmit u larguan në panik nga klubi i natës “Power Lounge”, rreth një kilometër larg Lumit të Arkansasit në qendër të qytetit Little Rock.

“Tani për tani, të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi zyra e policisë lokale përmes rrjetit social Twitter.

Guvernatori i shtetit, Asa Hutchinson e krahasoi incidentin me raste të tjera në qytet kur janë përdorur armë zjarri dhe tha se duket që problemi i akteve kriminale po keqësohet./Voa

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime