28 vite nga tragjedia e Otrantos/ Familjarët: S'ka drejtësi, shteti shqiptar s’na mbështeti! Ish-ushtaraku: Ata u trajtuan si armiq, u goditën me qëllim që të mbyteshin

Më 28 mars 1997 humbën jeten 81 burra, gra e fëmijë në kanalin e Otrantos. Trupat e 24 viktimave nuk u gjetën kurrë! Në bordin e anijes ”Kateri i Rades” nisur nga brigjet e Vlorës ishin 115 emigrantë, nga të cilët vetëm 61 mundën të mbijetonin. Anija e vogël shqiptare u godit nga anija ushtarake italiane “Sibila”.

Sot familjarët, me lot në sy, vendosin kurora me lule në varrezat e Vlorës, ku prehen të dashurit e tyre. Ata kërkojnë drejtësi; denimin e fajtorëve dhe dëmshpërblimet. Akuzojnë shtetin shqiptar që nuk i ka mbështetur në proceset e gjata gjyqësore me shtetin italian.

“Humba vajzën me fëmijën dhe me burrin. Dhimbja nuk ikën asnjëherë. Ne as si prindër që na kanë mbyllyr një derë. Donin të jetonin sa më mirë. Ne nuk na njeh njeri si prindër të këtyre viktimave. Për mungesë dokumentesh nuk u bë asgjë. S’dimë si i kanë ligjet italiane.Vëllanë, nusen dhe nipçen e vogël, të tre u mbytën. Kjo ska për të mbaruar. Të paktën të mos harrohen. Ndaj vijmë cdo vit. Shteti I ka harruar. S'kemi gjetur të drejtë në shtetin Italian. Ne këtu do i përkujtojmë sa të jemi gjallë. Motra me nipin i kuptoj me mall. Do mbeten të paharruar për ne. Por shteti i ka harruar. Vec ju gazetarët vini këtu, shteti nuk bën ceremoni.

Ish-ushtaraku Dionis Andoni akuzon ushtarakët italianë për mosdhënien e ndihmës dhe e cilëson veprimin e tyre si një krim.

“Ushtarakët italianë kanë shkelur ligjet ndërkombëtare, duke mos iu ardhur në ndihmë emigrantëve dhe duke bërë të mundur mbytjen e anijes", thotë ai.

Andoni shprehet i zhgënjyer nga qeveria shqiptare, e cila, sipas tij, e ka marrë shumë lehtë këtë çështje dhe nuk ka bërë asnjë protestë për një dëmshpërblim moral për familjarët e viktimave.”

Eksodi i madh i emigrantëve shqiptarë drejt Italisë kishte kohë që kishte nisur dhe në vitin e mbrapsht 1997 largimet me anije ishin të shpeshta. Për të ndaluar hyrjen ilegale të emigrantëve, forcat detare italiane proceduan në mënyrë të menjëhershme për të bllokuar anijen shqiptare. Gjatë ndërhyrjes anija italiane “Sibilla” u përplas me “Katerin e Radës”, duke e fundosur në kanalin e Otrantos.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Moti vijon i paqëndrueshëm, si do të jenë temperaturat sot

Moti vijon i paqëndrueshëm, si do të jenë temperaturat sot