28 vjet nga revolta e Qafë-Barit 
Të dënuarit: Pushtetarët s'u kujtuan

28 vjet nga revolta e Qafë-Barit <br />Të dënuarit: Pushtetarët s'u kujtuan
PUKE- Është shënuar sot 28 vjetori i revoltës së të burgosurve në Qaf-Bari të Pukës. Familjarë të dy të ekzekutuarve Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli, si dhe ish- të burgosur në këtë burg famëkeq, miq dhe shokë të të burgosurve dhe të ekzekutuarve janë mbledhur në Qafë-Bari atje ku 28 vjet më parë rreth 500 të burgosur politikë u ngritën në revoltën, qe perfundoi ne menyre tragjike. Ndërsa kanë vendosur lule në kujtim të viktimave të asaj revolte shumë prej të pranishmëve kanë ndarë me njëri-tjetrin përmes dhimbjes edhe një herë herë kujtimet e tmerrshme të asaj kohe, punën e rëndë në thellësitë e minierës, trajtimin cnjerëzor që ju bëhej të burgosurve, torturat, që u linin vendin ekzekutimeve pa gjyq, ndërsa të afërmit e tyre nuk kishin as një varr për të qarë.

Ish të dënuarit e burgut të Qafë-Barit kanë vizituat mencën dhë kapanonin e fjetjes. Kostandin Gjordeni kujton tmerrin e asaj dite. "Veshët akoma më bucasin nga kërcitja e automatikut, akoma ndjehet tmerri dhe hija e rëndë e komandatin të policisë së asaj kohe Mond Caja. Sapo futej në derë të gjithë ata të denuar që ndodheshin përpara tij iknin nga sytë këmbët, ndërsa ai kërkonte të argetohej. Bënte një lëvizje të lehtë të kokës me shikim nga roja i brëndshem i cili do të gjente gjahun, ndërsda komandati i policisë e godiste me shkelma e grushte dhe i ulëriste: "Dil jashtë armik po deshe provoje dhe një herë". Simon Miraka, një prej ish-të burghosurve përcjell gjithashtu kujtimet e tij për shokët që nuk janë më. Ndërkaq një letër përshëndetëse ka ardhur nga larg, nga Amerika, ku jeton një tjetër bashkëvuajtës, Lek Miraka. Ndersa kane percjelle kujtime e dhimbje pafund të gjithë ish-të dënuarit përcjellin të njëjtin apel: Pushtetaret e sotem nuk kujtohen per gjithë ate kalvar dhimbjesh, vuajtjesh e torturash cnjerëzore.
(jd.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë