286 raste të reja dhe 7 viktima nga COVID në 24 orët e fundit! Humb jetën mjeku nga Korça, prej 1 muaji i shtruar tek Infektivi

286 raste të reja dhe 7 viktima nga COVID në 24 orët e fundit! Humb jetën mjeku nga Korça, prej 1 muaji i shtruar tek Infektivi

Spitali Infektiv

Këtë të premte janë raportuar 286 raste të reja dhe 7 humbje jete nga COVID. Në bilancin e saj ministria e Shëndetësisë raporton se viktimat janë të moshave 54 - 71 vjeç.

"Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qyetetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qyetar nga Elbasani, 1 qyetar nga Librazhdi, të moshave 54 - 71 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve", thotë ministria. 

Në 24 orët e fundit janë kryer 2966 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 286 qytetarë. 

"Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  35 raste në Tiranë, 33 raste në Shkodër, 21 raste në Durrës, Vlorë, 19 raste në Fier,  13 raste në Pogradec, 12 raste në Korçë, 11 raste në Kukës, 10 raste në Elbasan, Lushnje, 9 raste në Krujë, 7 raste ne Lezhë, Kavajë, Berat, 6 raste në Devoll, Pukë, Librazhd, Këlcyrë, 5 raste Malësi e Madhe, 3 raste në Kurbin, Gjirokastër,  Sarandë, Fushë -Arrëz, Gramsh, Shijak, Skrapar, Patos, 2 raste në Mirditë, Tepelenë, Selenicë, Dibër, Rroskovec, Bulqizë, 1 rast në Tropojë, Rrogozhinë, Mallakastër, Mat, Poliçan, Libohovë".

Në 24 orët e fundit janë shëruar 543 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,672 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 237 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. 

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital". 

Statistika (09 Prill 2021) 

Raste të reja ditore        286
Të shëruar në 24 orë     543
Të shtruar në spitale      237
Humbje jete në 24 orë    7
Testime ditore                2966

Testime totale            583,581
Raste pozitive             127,795
Raste të shëruara         96,672
Raste Aktive                 28,819
Humbje jete                  2,304

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë   20346
Fier      2516
Durrës  1217
Gjirokastër  1180
Shkodër  1025
Korçë   718
Vlorë     699
Kukës    343
Dibër    342
Elbasan  227
Berat    106
Lezhë     100

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:10
I shtruar prej 1 muaji në Spitalin Infektiv, COVID i merr jetën mjekut nga Korça

1616072825_infektivi1.jpg

COVID-19 ka marrë një tjetër jetë nga bluzat e bardha. Virusi i merr jetën mjekut të njohur korçar Adhon Polena. Doktor Polena ndodhej i shtruar prej një muaji në Spitalin Infektiv pasi rezultoi pozitiv me COVID- 19.

Përtej përpjekjeve edhe nga mjekët në spitalin Infektiv për ta mbajtur në jetë, mjeku Polena nuk mundi të fitojë dot këtë betejë.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar