Një 28-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në orën 20:45 në Shijak, por nuk dihen ende rrethanat e plagosjes.
Ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku shtetasi H.I., 28 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, është plagosur me armë zjarri në këmbë. Ai është dërguar në spitalin e Durrësit dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Forca të shumta të Komisariatit të Policisë Shijak dhe të DVP Durrës po krehin zonën për kapjen e autorit .