Ditën e sotme është përkujtuar 28-vjetori i krijimit të degës së Partisë Demokratike në Fier, në një aktivitet me përfaqësues të Partisë Demokratike.
Mes simpatizantëve dhe themelues së degës së PD-së në Fier, të pranishëm ishin edhe deputeti Enkelejd Alibeaj dhe kreu i PD-së në Fier, Luan Baçi të cilët mbajtën një fjalim përpara simpatizantëve të tyre.
Partia Demokratike dega Fier, ka 28 vite që ka qenë në pushtet dhe në opozitë. Gjithmonë ka ditur të drejtohet dhe orientohet drejt dhe saktë. Ka qenë partia e fjalës së lirë, që orientoi Shqipërinë drej perëndimit. Respekt dhe mirënjohje për kryetarët dhe sekretarët e seksioneve të Partisë Demokratike, pasi kanë qenë baza e thelemitit të degës në Fier.
Luan Baçi, kreu i degës së PD-së në Fier