TIRANE - Mes respektimit të ligjit dhe programit të Partisë Demokratike, kjo e fundit duket se është prioritet i Kryeministrit Berisha.
Ndryshe nga Presidenti Bujar Nishani, i cili pohoi se në lidhje me 29 Nëntorin “Kreu i Shtetit duhet të respektojë ligjet e Kuvendit”, Berisha gjatë një konference për shtyp, i pyetur nga gazetari i A1Report, Indrit Maraku tha se Presidenti i Republikës ka një tjetër axhendë, ndërsa Kryeministri i vendit duhet t’i përmbahet programit të partisë së tij.
“Kryeministri s’ka të bëjë me axhendën e Presidentit. Presidenti duhet të konsiderojë të gjitha ndjeshmëritë, me ligj ashtu është. Kryeministri është njëkohësisht kryetar i një partie dhe ka një program të asaj partie, të cilit i përmbahet”, u shpreh shefi i qeverisë.
Deklaratën kryeministri Berisha e dha sot gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin slloven Janez Jansa, pas takimit që zhvilloi me të në ambientet e kryeministrisë.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com