TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot paradite homazhe në varrezat e dëshmorëve.

Kreu I LSI-së tha se jemi këtu për të shprehur mirënjohjen për ata që dhanë jetën për çlirimin e vendit më 29 nëntor 1944.

“29 Nëntori është jashtëzakonisht i rëndësishëm për një arsye shumë të qartë sespse ka qenë fitorja e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Është rreshtimi shumë i mençur e i drejtë i partizanëve kundër fashizmit për të bërë të paprekshme themelet shqiptare. “

Duke iu referuar Partisë Demokratike e cila festoi dje njëkohësisht dhe ditën e Çlirimit, Meta tha se kuk pajtohet me pjesën tjetër të koalicionit pasi historinë nuk mund ta bëjnë partitë dhe emocionet politike nuk I bëjnë mirë as historisë e as politikës.

”Datën që kanë vendosur ata që kanë luftuar nuk mund ta vendosin gjeneratat e mëvonshme aq më tepër partitë politike. Nuk duhet që emocionet politike të ngarkohen mbi historinë, sepse nuk i bëjnë mirë as historisë as politikës."- tha Meta.