Më herët ra në sy për herë të parë pas zgjedhjeve edhe takimi publik mes Ramës, Metës dhe dy aletëve të tjerë të koalicionit të majtë, Paskal Milos dhe Skendër Gjinushit, por ky i fundit nuk ka dashur të proncohet për mediat.
Gjatë fjalës së tij, para familjarëve, të afërmve të dëshmorëve të atdheut, të rënëve gjatë luftës së dytë botërore, tha se, “Aleanca për Shqipërinë Europiane ka të gjitha mundësitë të shkruajë një tjetër faqe të bukur në historinë bashkohore të këtij vendi”.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama, kujtoi sakrificën e 28 mijë dëshmorëve të rënë në detyre. "Të dashur miq, Kryetar i Kuvendit dhe kryetarë të partive të Aleancës për Shqipërinë Europiane. Të dashur, familjarë të të rënëve në luftën për çlirim. Jemi këtu për të kremtuar një ditë të rëndësishme për Shqipërinë dhe që na kujton për sfidat që kemi përpara", tha Rama.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se, "Liri-Demokraci është një frazë shumë më e hershme se 25 vitet e fundit. Ajo ishte bindja për të gjithë ata që fashizmi ishte një kërcënim për bashkëjetesën në harmoni për të gjithë. Kjo fjalë ishte përpjekja kundër një pushtuesi dhe vizioni të së ardhmes që kërcënon fuqinë e shtetit. Ishte shprehja e vendosmërisë së një brezi shqiptarësh bashkë me bashkëmoshatarët e tyre Europianë, për liri dhe demokraci. Ishthe thirrja e brendshme për brezat, përtej kufijve dhe vendeve që u angazhuan në Luftën e Dytë Botërore, për të dhënë gjithçka edhe jetën, që iniciuan BE-në. Në këtë ditë jetët e tyre të rëna, na flasin, për jetën, bashkimin dhe zhvillimin".
"28 mijë jetë shqiptare që ishin pjesë e ushtrisë Nacional çlirimtare apo forma të tjera, i lanë Shqipërisë të shkruar me gjak, programin për të ardhmen. E ky është kuptimplotë e do të jetë edhe për gjeneratat e reja shqiptare dhe Europiane. Ato jetë vazhdojnë ti shërbejnë Shqipërisë, me përkushtimin ndaj vendit që nga thellësitë e historisë së tij, na thotë qartësisht se të tjerët janë ata që në fakt kanë bërë më shumë për Shqipërinë, kanë bërë gjithçka dhe na vendosin përballë sfidës për ta bërë më të mirë", deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij, me familjarët e të rënëve në detyrë.
Rama tha se, "Shqipëria sot është e lirë, anëtare e NATO-s, në rrugën drejt BE. Kosova është e pavarur. Mbeten ende shumë punë për tu bërë. Barra duket e rëndë më e rëndë se ç’mbajnë shpatullat tona dhe rruga e vështirë, po thirrja që vjen nga 29 Nëntori mjafton për të kthjelluar dyshimin. Është një detyrim shumë më i zakonshmën në raport me sakrificën e tyre më shumë se të zakonshme".
"Madhështia nuk është as më shumë as më pak se përpjekja e përditshme përmes sakrificash, të njeriut të thjeshtë për të qenë i lirë. Sigurisht përballë madhështisë, çdo fjalë është e paktë dhe e shumtë", deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij.
META: KJO DITE E ÇLIRIMIT NA KUJTON SAKRIFICAT E BERA PER SHQIPERINE
“Të nderuar familjarë të të rënëve në luftë është një kënaqësi t’ju kemi sot. Kjo ditë jo vetëm që ka kujton për sakrificën e të rënëve por edhe na bën që të punonjmë më shumë për një Shqipëri, sa më të mirë dhe të begatë. Ta bëjmë Shqipërisë, plotësisht Europiane. Besoj se të gjithë i kemi të qarta sfidat e sotme, me forcimin e shtetit dhe ekonomisë.
Dua të përshëndes Policinë e Shtetit në këtë ditë të rëndësishme për provën e shkëlqyer që kaloi ditët e fundit, duke i dhënë një goditje efikase krimit në vend për të treguar forcën e shtetit. Ne jemi në rrugën e duhur, për të përmbushur ato aspirata që na bashkojnë të gjithë shqiptarëve, atë Europiane, ku të gjithë ndihen të barabardë. Gëzuar 28 dhe 29 Nëntorin.”- tha Meta.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)