TIRANE- Festohet sot 67 vjetori i Çlirimit të Shqipërisë. Veteranë e përfaqësues nga opozita zhvilluan sot homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve dhe vendosën kurora me lule tek monumenti “Nënë Shqipëri”.
Kreu i PS-së Edi Rama i kthyer nga Kosova, iu bashkua përfaqësuesve më të lartë të PS-së në homazhe për të nderuar të rënët për çlirimin e vendit.
“Ju uroj gëzuar ditën e Çlirimit. 29 Nëntori është ditë e pandryshueshme dhe e patjetërsueshme dita e triumfit ndaj të keqes, ditën që u kujton shqiptarëve që në orët e këqija të historisë rilindasit tanë dhe veteranët u vendosën në anën e duhur të historisë. Askush nuk mund ta fshijë as nga kujtesa as nga librat e historisë
këtë ditë pasi ata të cilët do të guxonin, do të turpëroheshin dhe do të dukeshin qesharak"- deklaroi Rama në një prononcim për shtyp nga Varrezat e Dëshmorëve.
RAMA NE TWITTER: S"MUNDT TE SHESESH DETIN E TE FESTOSH CLIRIMIN Ndërkohë nga Twitter Rama përcolli këtë mesazh. "Ta falenderojmë Saliun që i rri larg 29 Nëntorit. S'mund të shesesh detin, vjedhesh popullin, importosh plehra dhe festosh ditën e Çlirimit."
Ndonëse në koalicion qeverisës me Partinë Demokratike, LSI vazhdon të mbajë qëndrimin se Shqipëria është çliruar më 29 Nëntor, ndryshe nga PD e cila dje festoi ditën e çlirimit dhe të pavarësisë.
“Sot (dje) nderojmë një datë tjetër të rëndësishme, çlirimin e Shqipërisë, ditë e cila do të shndrisë gjithmonë në historinë tonë kombëtare. Lufta Nacional Çlirimtare përbën një nga faqet më të ndritura të historisë së kombit shqiptar. Këta burra të thinjur që janë sot këtu së bashku me ne, mbushën fushat, kodrat, malet e Shqipërisë, rrokën armët dhe u përballën me armikun më të egër që kohërat kishin njohur, luftuan e çliruan vendin dhe renditën Shqipërinë në anën e drejtë të historisë së njerëzimit” deklaroi dje Berisha.
(s.gera/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2160
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46