298 dhëndurë nga Kosova janë 
pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri

Rreth 298 dhëndurë nga Kosova janë pajisur me leje qëndrimi për arsye të bashkimit familjar si bashkëshortë apo partnerë civilë në Shqipëri.

Këtë fakt e ka bërë të ditur për “Kohën Ditore” Manjola Xhiku, shefe e Sektorit të Migracionit në Drejtorinë e Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin në Shqipëri.
Ndërkohë, sipas Xhikut, numri i shtetasve nga Kosova që janë pajisur me leje qëndrimi për arsye të ndryshme është 1.136 persona.

Por numri i dhëndurëve nga Kosova mund të jetë më i madh se 298 persona, pasi, sipas Manjola Xhikut, jo të gjithë personat që kanë lidhur martesë me vajza nga Shqipëria mund të aplikojnë për leje qëndrimi.

Megjithatë, shifrat janë të përafërta për faktin se shtetasit nga Kosova aktualisht nuk përfitojnë nga liberalizimi i vizave, kështu që aplikimi për leje qëndrimi u hap atyre rrugën për pajisjen me pasaportë shqiptare me të cilën mund të udhëtojnë në hapësirën e zonës Shengen. /Koha Ditore/

Redaksia Online
Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Dëbora në Dibër/ Automjete të shumta bllokohen për afro 2 orë në Qafën e Ulzës, shkak mungesa e zinxhirëve dhe gomave dimërore (VIDEO)

Dëbora në Dibër/ Automjete të shumta bllokohen për afro 2 orë në Qafën e Ulzës, shkak mungesa e zinxhirëve dhe gomave dimërore (VIDEO)