3, 2, 1...Troket Viti i Ri në Zelandën
e Re e Australi, Kinë, Rusi, Indi

3, 2, 1...Troket Viti i Ri në Zelandën<br />e Re e Australi, Kinë, Rusi, Indi
Me shfaqje spektakolare fishekzjarresh në kullën Sky Tower Zelanda e Re ka pritur Vitin e Ri 2017 në orën 12 me orën tonë.

Ndërsa pas dy orësh Australia me një spektakël madhështor fishekzjarresh në Sidnei ka pritur çastin e ndërrimit të viteve.

[gallery]20354[/gallery]

Pasi ka përfunduar numërimi mbrapsht qiejt e këtyre vendeve janë pushtuar nga fishekzjarret shumëngjyrëshe që kanë ofruar një spektakël madhështor.

Zelanda e Re është i pari vend në botë që pret çastin e ndërrimit të viteve në qytetin më të madh, Aukland.

Kina, Rusia, India tashmë kanë nisur vitin e ri 2017, e ndërsa shumica e vendeve në perëndim po pret fundin e vitit 2016.
Miliona njerëz nga e gjithë bota ka dalë në rrugët e qytetit, duke shijuar spektaklin e fishekzjarreve.
 
Auckland në Zelandën e Re është qyteti i parë në botë i cili i thotë lamtumirë vitin 2016 për të mirëpritur vitin e ri.
 
Australia u ndoq nga Japonia, ku këmbanat e tempullit bënë jehonë në mesnatë ku mijëra familje japoneze janë dyndur në tempujt për festën më të madhe të vitit.
 
Sipas mediave kinezeve, në dy qytetet më të mëdha të Kinës Pekin dhe Shangai nata e Vitit të Ri ka ardhur nën masa të rrepta të sigurisë. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot