3 ambasadorë në zyrën e kreut të SPAK për 1 javë! Kraja priti sot Vos: Në fokus sfidat për hetimin e zyrtarëve publikë dhe krimin e organizuar

3 ambasadorë në zyrën e kreut të SPAK për 1 javë! Kraja priti sot Vos: Në fokus sfidat për hetimin e zyrtarëve publikë dhe krimin e organizuar

Ambasadori i ri i Holandës Reinout Vo dhe kreu i SPAK Arben Kraja

Brenda një jave 3 ambasadorë i kanë shkuar në zyrë kreut të SPAK Arben Kraja. Sot Kraja është takuar me ambasadorin e ri të Holandës në Shqipëri, Reinout Vos.

Përmes një postimi në rrjete sociale ambasada bën me dije se në fokus të takimit kanë qenë sfidat  në luftën ndaj krimit të organizuar dhe hetimet e zyrtarëve publikë.

“Ambasadori Reinout Vos pati një takim me z. Arben Kraja, kreu i SPAK. Ata diskutuan punën e Zyrës së Prokurorisë Speciale, pengesat në rrugën për ta bërë trupin plotësisht funksional dhe hapat përpara për të arritur rezultatet e dëshiruara. Ata gjithashtu diskutuan sfidat kur bëhet fjalë për krimin e organizuar ndërkombëtar dhe hetimet e zyrtarëve publikë. Në fund të takimit, të dy nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis autoriteteveshqiptare dhe holandeze”.

Përgjatë kësaj jave në zyrën e Krajës ka shkuar edhe ambasadori gjerman dhe ai anglez.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 22/09/2021 22:43

    Nese e quajme Llalen te parin peshk, e ca peshku ne kuptimin tamam peshk budall, ai perket vitit 2012. Pra 9 vite. Per peshkun e dyte, Benit peshkatar tone me rremtaret e tij prolurore, i duhen dhe 9 vite te tjera. Per dy peshq, 18 vite, dhe 100 mil euro buxher, hajde peshk hajde. Edhe droga nuk eshte me e shtrenjte se kaq! 50 mil euro peshku!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë