3 ditë ‘Anifest’, 360 filma për fëmijë nga 45 vende të botës

Në Gjirokastër për 3 ditë më radhë do të shfaqen 350 filma për fëmijë që kanë mbërritur në Festivalin e Filmit të Animuar nga 45 vende të botës.

Për 3 ditë me me radhë fëmijët e Gjirokastrës do të përjetojnë atmosferën e kinemasë në edicionin e 6  të “AniFest”,

Me mbi 360 filma të animuar nga 45 vende të botës të regjistruar për të marrë pjesë, synohet edukimi dhe afrimi i hapësirave për fëmijët nëpërmjet filmit

Për aktorin Bujar Kapexhiu, si një prej autorëve të filmit të animuar shqiptar, rëndësia e eventit është përcjellja e  vlerave kulturore dhe edukative të filmit të animuar i cili thuajse nuk ekziston sot.

'Në Shkodër dhe tani në Gjirokastër tregon edhe njëherë pasionin, këmbënguljen dhe dashurinë dhe që ka ky person për filmin e animuar, por edhe për të gjithë fëmijët që edukohen me këtë llloj filmi. Në një kohë, që pothuajse filmi i animuar nuk ekziston në Shqipëri Artan Marku organizon Festival Ndërkombëtar të Filmit të Animuar'- u shpreh Bujar Kapexhiu.

Drejtor i festivalit Artan Maku shprehet se eventi është një ushqim I mirë edhe për brezat e rinj, pasi në të prezantohen filma cilësorë të kinematografisë europiane.

'Ishte një punë shumë e vështirë, u desh një vit rresht. Nuk e kisha parashikuar që do të arrijë ky eveniment në këtë lloj përmasash, po ja që kjo atmosferë nuk ka kohë. Pandemia nuk e bllokon dot. Fëmijët kanë nevojë për ushqim dhe ushqimin mund ta marrin prej filmit'- tha drejtori i Festivalit  Artan Maku.

Festivali Ndërkombëtarë i Filmit Europian për Fëmijë, Anifest në qytetin e Gjirokastrës do të zgjasë deri më 14 tetor ku do të shfaqen 58 filma me metrazh të shkurtër nga kinematografia shqiptare dhe ajo botërore, të cilët në fund do të vlerësohen nga juria profesioniste.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë