3 ditë nga vendimi i KE për negociatat, ekspertet Deliu dhe Caka: Shqipëria të vlerësohet pa Maqedoninë e Veriut

Drita jeshile e  Holandës për ecurinë e integrimit të Shqipërisë është ogur i mirë për rrugëtimin e vendit tonë drejt BE. Kështu shprehen ekspertët  e integrimit  Nirvana Deliu dhe Fjoralba Caka, gjatë një interviste në Report Tv, teksa theksojnë domosdoshmërinë që vendi ynë të vlerësohet veçmas nga Maqedonia e Veriut e cila mbahet penga nga vetoja bullgare.

"Nëse Bullgaria vijon të jetë e  pa bindur, duhet të ketë një ndarje  pasi secili shtet zhvillon garën individuale .Në atë kohë Shqipëria do të duhet të vlerësohet për progresin qe ka bërë dhe të hapet rruga për zhvillimin e konferencës së pare ndërqeveritarë", thotë Deliu.

"Çështjen e ciftëzimit  me Maqedoninë e Veriut nuk e shoh si pengesë, nuk e shoh një çështje që na pengon ne sepse kur të vijë në diskutim statusi i hapjes së negocitave me Shqipërinë do të vlerësohet Shqipëria dhe Maqedonia. Ajo që është e qartë në dokumentet e BE është se shtetet nuk duhet të çiftëzohen në rrugën e tyre drejt BE jo sepse duhet të hyjnë në BE, por sepse përmbushin kushtet", shprehet Caka.

Teksa pritet që më 22 qershor Këshilli Europian të vendosë datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE, për të arritur deri këtu vendi ynë sipas raportit të Komisionit Europian ka përmbushur 15 kushtet kryesore. Por cilat janë hapat që vendi ynë duhet të ndjekë pas caktimit të  konferencës së parë ndërqeveritare?

"Do të  kemi kushte të tjera, pasi keto 15 kushte përfshihen të 2 kapitujt kryesorë që do të përfshihen të grupimi i kapitujve të parë që do të negociohen, si kapitulli 23 dhe kapitulli 24 ku përfshihet drejtësia, siguria, emigracioni apo lufta kundër korrupsionit. Pas grupimit të dytë procedura vazhdohet gradualisht deri në përfundimin e 6 grupimeve ku janë 33 kapitujt e bashkimit Europian", thotw Nirvana Deliu.

"Hapja e negociatave është hapi i parë i një maratone të gjatë i cili varet jo vetëm nga muskujt e garuesit që kanë të bëjnë me reformat që do ndërmerren, por edhe nga lloji i pengesave teknike apo politike që mund të vendosin organizatorët e maratonës. Në mes të negociatave të Krocaisë pati bllokim nga Sllovenia derisa të zgjidhej çështja e kufirit mes tyre", deklaron Fjoralba Caka.

Ekspertet shpjegojnë se  Politika e jashtme e Shqipërisë është e njëjtësuar me atë të Bashkimit Evropian, ndërsa zhvillimet   politike në vend, si shpallja e ish kryeministrit Berisha “non-grata”, apo nisma për shkarkime  presidentit Meta, pasqyrojnë ecurinë e reformës në drejtësi, duke  vënë theksin te spastrimi  i figurave të korruptuara.

"Zhvillimet e fundit politike në Shqipëri ndikojnë në imazhit e Shqipërisë krah shteteve Evropian. Edhe SHBA ka mbështetur hapjen e negociatave pasi tregoi qe Shqipëria është duke ecur me  reformave,.Procesi i pastrimit nga figura të korruptuara tregojnë që reformat në drejtësi po vijon, the kjo cilësohet si element pozitiv", nwnvizon Deliu.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gentian: 21/06/2021 14:22

    pertej faktit qe znjsh.Caka ka qene nxenese e shkelqyer ...fjala eksperte eshte fjale e madhe.Suksese gjithsesi

    Përgjigju
  • Kopi: 20/06/2021 08:50

    Haha eksperte 25 vjec. Haha. Keshilltar ministri. 25 vjec Keshilltar bashkie 25 vjec ministra 25-30 vjec A e kuptoni o njerez cfare turpi eshte ky. Keto poste minimumin duan eksperiencen. Dhe eksperiencen nuk e zevendesen dot jo 1 po as 2 universitete. Ndaj ky eshte nje turp qe mungon kriteri eksperiences ne keto poste Deputet 25 vjec. O njerez. Do vendosi ligjet per jeten tende. E pamundur..dhe ufo te jete ky person ne kete moshe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër