Mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomës së një hoteli në Durrës, ka mbetur i plagosur një ri. Në dhomën e hotelit kanë qenë të pranishëm 3 djem dhe 1 vajzë.
Report Tv ka mësuar se të rinjtë kanë qenë nën efektin e drogës dhe të alkolit. Rreth mesnatës Markeljan Beqiri 26-vjeç ka qëlluar me pistoletë Arni Sulejmanin, 20-vjeçar, duke e plagosur në krah te pjesa e brrylit.
Recepsionisti ka njoftuar policinë ndërkohë që në një dhomë të hotelit ka fshehur Anxhela Briskun, e cila mësohet se është transgjinore, e cila fillimisht ka fshehur armën pas hotelit, në pjesën e lulishtes.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe e ndihmuar nga kamerat ka mundur të zbardhë një pjesë të mirë të ngjarjes. Ka qenë recepsionisti ai që është dorëzuar dhe ka rrëfyer për Anxhelën e cila është gjetur në një dhomë hoteli. Ndërkohë i plagosuri është dërguar në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore si dhe është intervistuar për ngjarjen. Policia ka gjetur dhe armën e krimit. Autori i ngjarjes Markelian Beqiri dhe Shehu janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim. Kurse Anxhela dhe recepsionisti janë arrestuar.
"Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se në ambientet e dhomës së një hoteli, në të cilën kanë qenë shtetasit M. B., T. Sh., A. B. dhe A. S., shtetasi M. B. ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin A. S., 20 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve hetimore 26-vjeçari M. B., banues në Durrës, është shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Në kërkim është shpallur edhe shtetasi T. Sh., 32 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë shtetasit: A. B., 22 vjeçe, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”. Kjo shtetase, menjëherë pas ngjarjes, ka marrë armën e zjarrit dhe e ka fshehur në pjesën e pasme të hotelit; E. H., 66 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka strehuar shtetasen A. B., ndërkohë që ka patur dijeni për ngjarjen", ka njoftuar policia.
Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarje e mëngjesit të sotëm në Durrës. 3 djemtë mësohet se kanë qenë me një vajzë transgjinore.
Ishte atmndo arixhiu nga vlora si transgjinor e ka zanat te2 te pari ka vjedhje bagtish pulash armando unku i dukatit
Përgjigjuku nuk u vran te katert
PërgjigjuUrgjentisht Xheni Karaj dhe OJQ-ja e saj te marrin ne mbrojtje trasgjinoren Anxhela, qe mos ia shkelin te drejtat e njeriut ne paraburgim!!!!
PërgjigjuGazi shoku i Tore Byrh…
Pse i lejojne te hyjne 3 me 1 Apo rrofte orgjia! Turp dhe shkelje ligji perdite.. bravo.
PërgjigjuPrshndetje un jom recepsionist dhe po te shpjegoj ne momentin kur dikush prenoto i dhom per 4 apo 5 persona ske asnji te drejt me i ndalu me hy apo me i caktu ca gjinie jan.! Ndalimi bohet vetem kur dikush prenoto dhoma per dy persona dhe hy 3-4