ELBASAN- Një 36-vjeçar, Nertil Mimini dhe një 34-vjeçar, Lajdon Lamllari ka rënë në prangat e policisë pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
36-vjeçari, banues në Pogradec u kap, në fshatin Xibrakë, të Librazhd, duke transportuar me një makinë, 3 emigrantë të paligjshëm të cilët i kishte vendosu në bagazh dhe iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 50-150 euro për person.
Ndërsa 34-vjeçari, banues në Korçë, u kap në aksin rrugor Labinot-Elbasan, duke transportuar me makinë , 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte po ashtu u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet, 4 aparate celulare dhe një sasi parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.