3 fëmijë rrezikojnë jetën
për mungesë antibiotikësh

3 fëmijë rrezikojnë jetën<br />për mungesë antibiotikësh
Tre të mitur po luftojnë ndërmjet jetës dhe vdekjes në fshatin Ostren të Dibrës. Fëmijët janë të sëmurë që prej tre ditësh me tonsilite. Famija është vënë në alarm për shkak të temperaturës së lartë të cilën nuk mund ta kurojnë për shkak mungesës së ilaçeve.

Fëmijët e sëmurë janë 2 vajza, 7 dhe 8 vjece dhe një djalë 3 vjec e gjysmë. Babai, Mitat Muca, shprehet se ka shkuar deri te kreu i komunës për ndihmë por asnjë nuk ka bërë gjë, duke ja hedhur përgjegjësinë shtetit. Mitati i dëshpëruar kërkon ndihmën e mediave, si shpresa e fundit që i ka mbetur për të shpëtuar fëmijët e tij.

Infermierja e fshatit deklaron se i ka kuruar fëmijë për tre ditë radhazi, por me mbarimin e antibiotikëve të fundit që kishte, nuk mund të bëjë shumë për të miturit. Sipas infermieres në gjendje më të rëndë është djali 3 vjecar, i cili ka humbje gjaku nga hundët dhe të vjella me gjak gjithashtu. Ajo shprehet që dikush duhet të veprojë me urgjencë sepse familja nuk ka më ushqime, nuk ka më as sheqer për cajin e fëmijëve.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie