3 fshatra në Kukës të bllokuar/ Drejtuesi politik i PD-së Flamur Hoxha dëgjon banorët e shqetësuar: Shteti nuk ka investuar! Fëmijët prej 4 javësh nuk shkojnë në shkollë

Prej një muaji tre fshatra të Kukësit janë të bllokuara nga rrëshqitjet e dherave për shkak të reshjeve të dendura.

Gjatë një takimi me Drejtuesin Politik të PD-së për Qarkun e Kukësit Flamur Hoxha, banorët e zonës thonë së shteti nuk ka investuar dhe nuk ka dërguar fadromat për të hapur qarkullimin e mjeteve.

Ata akuzojnë kryetarin e Bashkisë Kukës, që fokusohet vetëm në disa komuna, duke lënë zonën të braktisur.

“Nga bllokimi i rrugës fëmijët prej 4 javësh nuk shkojnë në shkollë, nuk ka as infermier për të bërë qoftë edhe një gjilpërë, çdo ditë e më shumë fshati po braktiset”, tha një banor.

Përveç faktit të izolimit, banorët shprehin shqetësimin se situata e tyre sa vjen e rëndohet edhe për shkak të kushteve të rënda të jetës, ku u mungojnë uji dhe dritat.

“Rrugë jo, investim jo, shëndetësi dhe arsim këtu nuk ka. Detyra jonë është ta bëjmë faktike, se si është gjendja. Pastaj le të dalë përfaqësuesi i rilindjes apo kryeministri,  le të thotë nëse ne po themi diçka që nuk është. Ju s’keni rrugë. Ekonomia juaj është në mjerim. Tre fshatra të bllokuara.  Modeli i tyre janë projektet 3D me kulla dhe më rrugë, dhe sipas tyre kjo është Shqipëria e rilindjes”, tha Flamur Hoxha nga fshati Gdhesht në Kukës.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën