3 humbje jete dhe 587 rase të reja në 24 orët e fundit, 26 pacientë në gjendje të rëndë në spital! Shkon mbi 2.6 milionë numri i vaksinave të siguruara në total

3 humbje jete dhe 587 rase të reja në 24 orët e fundit, 26 pacientë në gjendje të rëndë në spital! Shkon mbi 2.6 milionë numri i vaksinave të siguruara në total

Spitali COVID

Tre humbje jete dhe 587 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në vendin tonë në 24 orët e fundit, ndërsa pasditen kësaj të shtune mbërritën 74,880 doza Pfizer, duke çuar në 2.6 milionë numrin e vaksinave të siguruara në total.

Teksa jemi në kulmin e një vale të re të pandemisë për shkak të variantit delta, 8,401 pacientë janë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:Janë kryer 3,143 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 587 qytetarë, në këto bashki: 241 qytetarë në Tiranë, 40 në Fier, 28 në Berat, 26 në Gjirokastër, 23 në Elbasan, 20 në Durrës, 19 në Shkodër, 17 në Lushnje, 16 në Vlorë, Korçë, 13 në Dimal, 12 në Kamëz, Sarandë, 8 në Kavajë, Përmet, 7 në Mallakastër, 5 në Kurbin, Pogradec, Kuçovë, 4 në Tropojë, Lezhë, Krujë, Bulqizë, Patos, Peqin, Gramsh, Libohovë, 3 në Vorë, Këlcyrë, Devoll, 2 në Selenicë, Himarë, Maliq, Skrapar, Poliçan, 1 në Malësi e Madhe, Fushë- Arrëz, Has, Mirditë, Dibër, Mat, Rosokovec, Divjakë, Konispol, Finiq, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Cërrik, Librazhd.

Statistika (13 Nëntor 2021)

  • Raste të reja ditore          587
  • Të shëruar në 24 orë       526
  • Të shtruar në spitale       176
  • Humbje jete në 24 orë     3
  • Testime ditore                 3,143
  •  
  • Testime totale              1,347,471
  • Raste pozitive                192,600
  • Raste të shëruara            181,213
  • Raste Aktive                     8,401
  • Humbje jete                      2,986
  •  

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë           4,460
  • Fier                865
  • Shkodër         453
  • Vlorë                443
  • Gjirokastër      443
  • Durrës             419
  • Berat               367
  • Elbasan            346
  • Korçë              253
  • Lezhë              195
  • Dibër                81
  • Kukës              76

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:36
Shqipëria mbi 2.6 mln vaksina të siguruara në total! Sot erdhën edhe 74,880 doza të tjera Pfizer

Mbi 2.6 milion është totali i vaksinave që ka siguruar vendi ynë përgjatë gjithë betejës gati 2 vjeçare me COVID-19. Sot kanë mbërritur edhe 74,880 doza të tjera të vaksinës Pfizer, si pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

"Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,646,720 vaksina antiCOVID-19. Jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari", njofton Manastirliu. 

Deri në 11 nëntor janë më shumë se 18000 qytetarë që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. Kujtojmë se prej 1 nëntorit ka nisur edhe vaksinimi i fëmijëve 12-15 vjeç me sëmundje infektive dhe i atyre mbi 16-vjeç, por nuk ka ende një shifër se sa fëmijë janë vaksinuar. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,963,359 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Mbi 1 milion qytetarë e kanë kryer të paktën një dozë të vaksinës anti-COVID.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?