3 javë para përfundimit të afatit, realizohet 70% e punimeve në tregun e Durrësit! Investim 65.5 mln lekë për rikonstruksione, kryebashkiakja: Objekti me strukturën ekzistuese

Tregu agro-ushqimor që po rikonstruktohet në qytetin e Durrësit, do t’i kushtojë afërsisht 655 milion lekë të vjetra, xhepave të taksa-paguajtësve durrsak, një vlerë kjo e përafërt me atë të ndërtimit të shkollës së Manzës e cila kap shifrën prej 500 milion lekësh të vjetra, këto të fundit të planifikuara dhe publikuara në projekt-buxhetin e vitit 2021 nga Bashkia Durrës, miratuar dhjetorin e vitit të shkuar.

Edhe pse prej vitesh mungonte një investim i tillë në këtë treg ku gjendja e tij linte për të dëshiruar, duket se pavarësisht vlerës së lartë që po investohet, ndryshimet nuk do të jenë aq rrënjësore. Deri më tani Bashkia Durrës na bën me dije se janë pastruar, riforcuar dhe lyer të gjithë elementët metalik të strukturës ekzistuese, gjithashtu është përfunduar shtrimi i rrjetit të kullimit dhe realizimi i themeleve për strukturën perimetrale të objektit.

"Në koncept objekti nuk do ndryshohet nga ana formale, konsiderohet si një rikonstruksion. Forma do të jetë e njëjtë, ne do shtojmë elementë që do rrisin shërbimet dhe do jetë më cilësorë tregu brenda. Ishte një investim i kërkuar nga vetë tregtarët dhe do merrte kohë e nevojshme për t'u realizuar si objekt. Bëmë të mundur të vendosnim një vend në dispozicion të tregtarëve dhe i zbritëm tarifën sa kohë nuk do e përdorin tregun. Një pjesë nuk kanë patur interes të qëndronin ën zonë e përcaktuar dhe kanë marrë masa individuale. Do blihen të gjitha pajisjet e reja që 277 tregtarët që punojnë në treg të kenë kushte më të mira shitje. Tregu nuk ndryshon konceptin, është po i njëjtë, ndryshon infrastruktura dhe kushtet e higjienës. Struktura është përcaktuar që ka patur qëndrueshmëri dhe nuk ka qenë nevoja të ndryshohej. Do të bëhet një rrethim më i mirë, tregu do jetë i hapur dhe do ketë vendkalim natyral", u shpreh Kryetarja e komanduar e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako.

Ajo çfarë bie në sy dhe është konstatuar gjatë punimeve ka të bëjë me faktin se skeleti i tregut mbetet po i njëjti  dhe mbi të janë kryer pastrime dhe lyerje, ndërkohë që vlera për këtë projekt është e lartë. Punimet për rikonstruksionin e këtij tregu kanë nisur që më 12 korrik të këtij viti dhe afati i përfundimit parashikohet të jetë 112 ditë pas nisjes së punimeve, që përkon me datën 1 nëntor, ndërkohë që vetë kryetarja e komanduar e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako tregon për Report Tv se deri më tani është përfunduar vetëm 70% e projektit edhe pse kanë mbetur vetëm 3 javë nga përfundimi i tij brenda afatit.

"Prej disa muajsh kemi filluar rikonstruksionin, një pjesë emirë e punimeve kanë mbaruar. Kemi realizuar përforcimin e strukturave, kanalizimi i ujërave të bardha, instalimet elektrike dhe fragmente që i takojnë ujësjellësit. Projekti ka patur fat prej 4 muajsh dhe jemi në një fazë ku rreth 70% e objektit është përfunduar", tha ajo.

Me nisjen e sezonit të shirave, sfiduese mbetet përfundimi i punimeve brenda afateve, pasi rreth 270 tregtarë që duhet të ishin duke punuar në këtë treg, në rastin më të mirë ndodhen të shpërndarë në pika të paracaktuara nga Bashkia Durrës, për të tregtuar produktet e tyre pa asnjë kusht higjeno-sanitar, ndërkohë pjesa më dërrmuese e tyre, kanë pezulluar aktivitetin e tyre tregtar.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juri: 12/10/2021 17:18

    Po si ka mundsi mor zot qe bohet rikonstruksjone dhe per nai cope ven parkingu as qe bohet fjale. Ore kjo kryetarja qe osht ene arkitekte i konsulton naiher kto projektet apo e kane vone vetem me firmos ene me mor rrogen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari