VLORË- Tingujt e muzikës italiane, të interpretuar nga ikonat e viteve 90’ Rossana Casale, Mariella Nava, Grazia di Michele kanë elektrizuar teatrin “Petro Marko” në Vlorë. Për herë të parë në vendin tonë, ato shprehen të surprizuara për mikëpritjen dhe njohjen e muzikës italiane nga publiku.
"Jemi shumë të lumtura, një publik shumë i kujdesshëm që u bë pjesë e muzikës dhe për mua ishte një koncert që ja doli mbanë. Vlora dhe Shqiperia shumë e bukur, deti një mrekulli. Pastaj mikpritja e njerëzve, shumë dashamirës", tregon Rossana Casale.
"Është hera e parë në Shqipëri dhe në Vlorë dhe është hera e parë që këndojmë për një publik që ndoshta nuk na kuptonte dhe duke qenë kantautore për ne fjala është shimë e rëndësishme, por në fund mendoj që muzika dhe emocionet na bashkojnë të gjithëve. Sot kam vizituar Vlorën dhe kjo afërsi me detin më pëlqeu shumë", u shpreh Grazia de Michele.
"Një publik i vëmendshëm dhe pjesëmarrës në emocionet që kishim edhe ne sepse ishim të emocionuara të këndonim të trija bashkë pas shumë kohësh. Vlora duket një qytet që sheh drejt të ardhmes", tha Mariella Nava.
Aktivitete të tilla nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen, tha konsullja e Italisë në Vlorë, Iva Palmieri.
"Na pëlqeu një projekt i tillë me në qendër gruan sepse ende sot në disa vende gratë janë të nënshtruara dhe donim të jepnim një mesazh të grave të suksesshme. Duke qene se Shqipëria ka ne qendër gruan pasi në qeveri ka shumë gra. Publiku si gjithmonë e mirëpriti edhe këtë koncert, do të kemi aktivitete të tilla edhe në vijim", u shpreh Palmieri.
Gjatë koncertit u interpretuan hite të vjetra, por edhe këngë të reja të kënduara nga tre kantautoret italiane që u mirëpritën nga spektatorët vlonjatë.
B.K./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7400
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fusha e mbetjeve në Vlorë 2 ditë në flakë, tymi mbulon zonën! Banori për Report Tv: Problem i madh, bllokohemi me erën e mbeturinave (VIDEO)
23 Nëntor, 08:29
-
Vlorë/Sërish zjarr në fushën e mbetjeve! Zjarrfikësit në 'luftë' me flakët (VIDEO)
22 Nëntor, 18:31
-
Aksident në fshatin Lapardha të Vlorës! Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga
22 Nëntor, 16:46
-
Moti i keq përfshin Vlorën, mbetet i pezulluar lundrimi në det! Ndërprerje energjie në disa zona
22 Nëntor, 12:44
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Vlorë/ 30- vjeçari ra nga kati i 3 i pallatit në ndërtim, arrestohet sipërmarrësi i punimeve të pllakave, nën hetim një tjetër! Mungonin kushtet teknike për sigurimin e jetës
21 Nëntor, 09:43
-
Vlorë/ FNSH 'pritë' tek rrethrrotullimi i Skelës, ndalon makinat e luksit e me xhama të zinj! Kontrolle për persona të kërkuar apo me armë (VIDEO)
20 Nëntor, 20:57
-
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari në Vlorë
20 Nëntor, 14:00
-
Vlorë/ Bie nga kati i 3 i pallatit në ndërtim, 30 -vjeçari niset drejt Tiranës! Në gjendje të rëndë shëndetësore
20 Nëntor, 12:39
-
Vlorë/ Efektivi i policisë jashtë shërbimit aksidenton me ‘Benz’ këmbësorin e moshuar! 79-vjeçari nën kujdesin e mjekëve, edhe AMP nis hetimet
19 Nëntor, 18:27
-
Vlorë/ Përkeqësimi i kushteve meteorologjike, stuhi dhe dallgë deri në dy metra! Ndalohet lundrimi i varkave e peshkarexhave për 4 ditë! Ja kur rinis, tragetet dhe anijet e mëdha do vijojnë
19 Nëntor, 16:55
-
Vlorë/ Aksident në rrugën Transballkanike, automjeti 'Benz' përplas motorin, plagosen drejtuesi dhe pasagjeri (VIDEO)
19 Nëntor, 15:24