'3 kritere vlerësimi për masat lehtësuese', Tomini:  Pas 3-4 javësh mund të jemi në 'bishtin' e epidemisë

Eugena Tomini, shefja e Epidemiologjisë në ISHP, në një lidhje skype me emisionin "Repotitix" në Report Tv u shpreh e rezervuar dhe e kujdesshme për të thënë se jemi në fundin e epidemisë, por shtoi se nëse ecet në këtë mënyrë pas 3-4 javësh mund të jemi në 'bishtin' e epidemisë me raste pozitive shumë të ulëta, por jo fundin e saj. Gjithashtu Tomini foli dhe për lehtësimin e masave dhe se ajo bëhet gjatë monitorimit të 3 kritereve bazë për një periudhë 14 ditore dhe në bazë të rezultateve përcaktohej dhe strategjia e lehtësimit gradual në shkallë vendi apo edhe sipas strategjive rajonale.

"Jemi të rezervuar për të thënë fundin e epidemisë, megjithatë duhet ti shtojmë dhe 3-4 javë të tjera për të parë dhe ecurinë e masave të mara për lehtësimin gradual. Atëherë mund të flasim për një "bisht" të epidemisë por jo fundin e saj, ku rastet do të jenë shumë të ulëta. Lehtësimi vlerësohet në periudha 2 javore që janë trendi në rritje apo jo i infektive, sa raste kemi të shtruar në reanimacion dhe numri i vdekjeve. Të tre këta elementë duhet të vlerësohen për 14 ditë dhe nëse këto kritere përcaktojmë dhe liritë e tjera", tha Tomini.

Ndërsa për përcaktimin e zonave të gjelbra që sot iu shtuan dhe 18 zona të tjera krahas 11 zonave të gjelbra që ishin më parë, Tomini tha se mos prezenca e rasteve të reja për 10 ditë dhe mospasja e asnjë rasti të infektuar përcakton dhe zonat e gjelbra në vend dhe strategjitë që ndiqen për këto rajone.

"Në varësi të lirimit të masave janë disa kritere që vlerësohen ne nivel kombëtar dhe rajonal. Kriteret janë mosprezenca e rasteve në këto zona, apo shuarja e vatrave duke u kthyer në negative dhe periodiciteti për një kohë të gjatë pa raste e vatra të reja i bënë ata të gjelbra. Prandaj dhe sot u shtuan zonat e gjelbra të cilat prej më shumë se 10 ditësh nuk kanë më asnjë rast.", tha Tomini

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja