3 metra i gjatë, peshkaqeni dhelpër bie në rrjetat e peshkatarëve në Vlorë (VIDEO-FOTO)

Një peshkaqen i rrezikshëm bie në rrjetat e peshkatarëve në bregdetin e Vlorës. Bëhet fjalë për peshkaqenin dhelpër që ka rënë këtë të martë në rrjetat e peshkatarëve. Peshkaqeni është afro 3 metra i gjatë dhe peshon mbi 50 kg.

Ky peshkaqen e ka marr emrin dhelpër për shkak të mënyrës sesi lëvizë në det duke bërë dredha në det për të lëvizur duke hutuar prenë dhe grabitqarët e tjerë që mundohen ta sulmojnë shpesh herë.

Dredhat i bënë me anën e bishtit dhe shpesh herë prenë e tij për ta trullosur e godet dhe me bisht.

Ky lloj peshkaqeni hynë në familjen e peshkaqenëve të rrezikshëm, ku shpesh herë dallohet edhe për sulmet ndaj grabitqarëve më të mëdhenj se ai. Kjo specie nuk haset shpesh në brigjet shqiptare, por vitet e fundit ka qenë vizitor i shpeshtë i tyre për shkak të ngrohjes globale.

Karakteristikë e veçantë e tij është bishti, tipar dallues për këtë grabitqarë gjithashtu është edhe truri i tij.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot