Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, deputetit socialist, Erion Braçe ka kërkuar inspektim mbi çmimet marramendëse që janë paguar gjatë koncertit të reperit amerikan Chris Brown, në Durrës.

Ndërsa rezervimi i një tavoline kushtoi deri 3 mijë euro, Braçe pyet në Facebook nëse administrata tatimore kishte dijeni mbi xhiron e realizuar gjatë këtij koncerti.

Përmes një statusi në faqen e tij, deputeti socialist shkruante se do ta pyeste edhe zyrtarisht Drejtorinë e Pergjithshme te Tatimeve për të kuptuar shpenzimin e djeshëm, faturimin dhe TVSH e deklaruar!

erion brace

(Postimi në Facebook i deputetit socialist, Erion Braçe)

Disa nga tavolinat e ambientit ku reperi amerikan Brown performoi kanë pasur çmimin stratosferik 3 mijë euro.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com