3 miliardë euro kursime në banka/Qytetarët e Kosovës ndër më të pasurit në rajon
Raporti vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës thekson se qytetarët e Kosovës disponojnë tre miliardë euro kursime në bankat e nivelit të dytë.
Raporti vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës thekson se qytetarët e Kosovës disponojnë tre miliardë euro kursime në bankat e nivelit të dytë. Një vlerë kjo ndër më të lartat nga vendet e tjera të rajonit.
Buxheti i shtetit krahas rritjes së të hyrave ka rritur edhe shpenzimet gjatë vitit 2017. Vlera e shpenzimeve buxhetore ka arritur në 1.74 miliardë euro, ndërsa të hyrat buxhetore kanë arritur vlerën neto prej 1.68 miliardë eurosh, që paraqet një rritje prej 5.3 për qind krahasuar me vitin paraprak.
Këto të dhëna kanë dalë nga Raporti vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës, në të cilin thuhet se buxheti i Kosovës regjistroi deficit prej 59 milionë eurosh, që krahasuar me vitin paraprak është dy milionë euro më pak.
Krahas shpenzimeve është rritur edhe borxhi publik. Në vitin 2017 ky borxh ka arritur vlerën në 996.4 milionë euro që është për 16.8 për qind më i lartë krahasuar me vitin 2016.
Me gjithë përshpejtimin e rritjes së eksporteve të mallrave dhe shërbimeve gjatë vitit 2017, rritja e vlerës së importit u përkthye në rritje vjetore të deficitit në mallra për 7.6 për qind në 2.7 miliardë në vitin 2017. Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, arritën vlerën prej 759.2 milionë eurosh, që paraqet një rritje vjetore prej 9.9 për qind.
Me gjithë përshpejtimin e rritjes së eksporteve të mallrave dhe shërbimeve gjatë vitit 2017, rritja e vlerës së importit u përkthye në rritje vjetore të deficitit në mallra për 7.6 për qind në 2.7 miliardë në vitin 2017. Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, arritën vlerën prej 759.2 milionë eurosh, që paraqet një rritje vjetore prej 9.9 për qind.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11376
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
17-vjetori i Pavarësisë/ Presidenti Begaj pjesë e festimeve në Kosovë, do takohet edhe me kreun e KFOR-it dhe trupat shqiptare në misionin e NATO-s
17 Shkurt, 15:35
-
17-vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe
17 Shkurt, 14:54
-
17-vjetori i Pavarsisë së Kosovës, Grenell përmend Jack Smithin, kërkon që të ndalet burgimi i padrejtë i Thaçit në Hagë: Ai duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave
17 Shkurt, 12:18
-
Kosova 17 vjet shtet! Rubio: SHBA ka mbështetur rrugëtimin e vendit për t’u bërë shtet sovran, nderojmë miqësinë mes popujve tanë
17 Shkurt, 09:29
-
Kosova 17 vjet shtet, arritjet dhe ngecjet në ekonomi
17 Shkurt, 08:12
-
Sot Kosova 17 vjet shtet, urojnë krerët e shtetit shqiptar! Begaj: Faleminderit aleatëve tanë që janë krah teje! Rama: Gëzuar pavarësinë!
17 Shkurt, 08:06
-
Nesër 17-vjetori i Pavarësisë/ Liderët e botës urojnë Kosovën, Trump: Mbështetje e plotë nga SHBA, por presim marrëdhënie më produktive me qeverinë
16 Shkurt, 14:23
-
Nesër 17-vjetori i Pavarësisë/ Njohjet që s’i erdhën kurrë, kush ia mbylli dyert Kosovës?
16 Shkurt, 14:12
-
Kosovë/ ‘NEWBORN’ edhe këtë vit me pamje të re, frymëzuar nga AI
16 Shkurt, 14:00
-
Roli i NATO-s në Kosovë, Osmani takon gjeneralin Cavoli
15 Shkurt, 16:59
-
55 vite nga themelimi i Universitetit të Prishtinës, Spiropali: Ngjarje historike me rëndësi për kombin
15 Shkurt, 11:57
-
Hovenier këshillon emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi: Mos negocio zotime të reja
15 Shkurt, 10:07
Po de ,600000 Shqiptare nga Kosova jemi ne Gjermani ,qe nga viti 1968 kemi anetare familjare qe punuan dhe pranuan pensionen nga Gjermania. Kjo shifer mund te jete edhe me e larte,ka te tjere qe mbajne te hollat ne shtepi pasi nuk ju besojne bankave. Me te mira
Përgjigju