Rreth 200 punëtorë sezonalë të projektit të gazsjellësit TAP në Durrës kanë protestuar para zyrave të firmës për shkak të vonesës së pagave.
 
Punonjësit e gazsjellësit TAP në Shënvlash shprehen se nuk kanë marrë pagat e 3 muajve të fundit dhe kërkojnë respektimin e kontratave.
 
Protestuesit deklarojnë se “Jemi punësuar me kontratë 3-mujore, nuk është respektuar kontrata, pasi nuk na kanë kaluar pagat. Përfaqësuesit e TAP nuk na japin asnjë sqarim”.
 
Pas lajmit te publikuar ka reaguar kompania TAP, e cila deklaron se  “Jemi informuar për situatën e krijuar midis kontraktorit Spiecapag dhe punëtorëve të kësaj kompanie.
 
TAP ka marrë garancinë nga Spiecapag që situata me pagesat do të zgjidhet shumë shpejt" thuhet në njoftim. 

Në Shënvlash të Durrësit ndodhet kantieri i depozitimit të të gjitha tubacioneve dhe makinerive të gazsjellësit TAP për pjesën e Shqipërisë, ku po ndërtohet.


d.b/shqiptarja.com