3-mujori i II: Turizmi, hynë 19,4% të huaj më shumë se vjet, rriten 10,1% më shumë udhëtimet e shqiptarëve jashtë
TIRANE, 9 Tetor/ATSH/- Në 3 mujorin e dytë 2015 numri i hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri arriti në 973.362, me rritje 19,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014, ku kryesojnë vizitat për qëllime personale, ndërsa daljet e shtetasve shqiptarë arritën 1.042.945, duke shënuar rritje 10,1 %. Sipas INSTAT, numri i […]
/ATSH/- Në 3 mujorin e dytë 2015 numri i hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri arriti në 973.362, me rritje 19,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014, ku kryesojnë vizitat për qëllime personale, ndërsa daljet e shtetasve shqiptarë arritën 1.042.945, duke shënuar rritje 10,1 %.
Sipas INSTAT, numri i të huajve që vizituan Shqipërinë për pushime dhe vizita ditore në 3-mujorin e dytë sivjet arriti në 325.973 vizitorë, nga 229.471 vizitorë që ishte një vit më parë.
Në tremujorin e dytë 2015, udhëtimi me rrugë tokësore zuri vendin e parë me 85,3 %, me rrugë ajrore 10,4% dhe detare 4,3 %.
Në Shqipëri, 98,9% e zë numri i vizitorëve të huaj që hynë për qëllime personale me një total 962.556 persona, ku futen vizitat për pushime, tek të afërm, miq, vizita shëndetësore, fetare etj dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014, numri i vizitorëve u rrit me 20,2 %.
Vizitorët për qëllime biznesi përbëjnë 1,1 %, ku numri i shtetasve të huaj nga rajoni i Evropës ishte 921.331, ose 94,6 % të numrit gjithsej të vizitorëve.
Ndërsa numri i vizitorëve nga vendet e Evropës Perëndimore është 54.659, vizitorë, që krahasuar me tremujorin e dytë 2014 është ulur 1,7 %, në 3-mujorin e dytë 2015 u vu re se u rrit me 23,4% numri i vizitorëve të ardhur nga vendet e Evropës Jugore, ose në total 772.803 persona.
Në 3-mujorin e dytë 2015 numri i shtetasve shqiptare që udhëtuan jashtë vendit u rrit me 8.3 % më shumë se numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri, duke shënuar tendencën e 3 tremujorëve, ku bilanci i udhëtimeve anon nga daljet jashtë, se sa nga hyrjet e të huajve në Shqipëri.
Nga statistikat e INSTAT shihet se në e rritjen e udhëtimeve të shqiptarëve jashtë, ndikuan kërkesat e shqiptarëve për azil. Sipas të dhënave, udhëtimet në rrugë tokësore u rritën me 26%, një rrugë transporti që përdoret më shumë nga ata që udhëtojnë për qëllime azili.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.2%
-
Jo
40.2%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 4970
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit
11 Janar, 09:31
-
Zjarret i dogjën shtëpinë/ Mel Gibson 'shpërthen' kundër Guvernatorit të Kalifornisë: Ai shpenzoi paratë e taksave për xhelin e flokëve
11 Janar, 09:08
-
Zjarret në Los Anxhelos, 11 viktima e 180 mijë të evakuuar! Miliarda dëme, grabitës të maskuar si zjarrfikës
11 Janar, 09:00
-
Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno
11 Janar, 08:26
-
Biden zgjat afatin e qëndrimit në SHBA për mbi 900 mijë emigrantë nga Venezuela, El Salvadori, Ukraina e Sudani
11 Janar, 08:24
-
U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua
11 Janar, 07:59
-
Aksident në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi
11 Janar, 07:40
-
Zgjedhjet/ Sot hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin, afat deri më 4 mars! Ja çfarë duhet të dini
11 Janar, 07:25
-
Parashikimi i motit/ Reshje shiu e shtrëngata, ulen temperaturat këtë fundjavë
11 Janar, 07:22
-
Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot
11 Janar, 07:10
-
Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës
10 Janar, 23:03
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44