Pas rreth tre orësh nga atentati që i mori jetën 39 vjeçarit Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortes së tij 32 vjeçare Gentjana,në Balldren të Lezhës, automjeti tip “Audi” me të cilin po lëviznin viktimat është larguar nga vendi i ngjarjes  me karotrec.

Siç duket edhe nga pamjet, mjeti është i dëmtuar rëndë, i bërë shoshë nga mbi 30 plumbat, kryesisht në pjesën e përparme dhe në anën e shoferit, çka tregon edhe intensitetin e sulmit me armë zjarri.

Makina u transportua nga vendngjarja pasi përfunduan veprimet e para hetimore nga grupi i policisë, ndërsa pritet që të shërbejë si provë për zbardhjen e plotë të atentatit.


Lajmi kryesor:

Atentat në Balldren të Lezhës, qëllohet me breshëri plumbash drejt një 'AUDI Q7', ekzekutohen burrë e grua! Viktima i akuzuar për një vrasje (EMRAT+VIDEO)