3 viktima në një ditë, Policia e Dibrës thirrje shoferëve: Timoni dhe alkooli kombinim i rrezikshëm, mos e përdorni

Tre viktima u shkaktuan si pasojë e tre aksidenteve të ndryshme dy ditë më parë në Bulqizë e Dibër. I pari ndodhi në një nga rrugët e galerive të kromit në Krastë të Martaneshit, ku si pasojë e daljes nga rruga të automjetit tip “Land Rover” humbi jetën një 60 vjeçar.

Pasditën e së enjtes si pasojë e reshjeve të shumta të shiut një mjet goditi një këmbësor rreth 50 vjeç në fshatin Grezhdan, i cili edhe pse u dërgua në spital nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Pak minuta nga aksidenti i Grezhdanit një tjetër aksident u shënua në fshatin Vojnik në hyrje të Maqellarës, ku një mjet tip fugon pasagjeresh përplasi një 70 vjeçar, i cili humbi jetën në vend.

Duke marrë shkas nga këto tre ngjarje të rënda brenda një dite, Policia e Dibrës prej dy ditësh të ka zhvendosur të gjitha shërbimet e policisë rrugore në aksin nacional Peshkopi - Bulqizë për sensibilizimin e drejtuesve të automjeteve dhe të këmbësorëve për t'u treguar të kujdesshëm gjatë përdorimit të rrugës.

Duke u nisur nga ngjarjet e fundit të ndodhur në territorin e qarkut Dibër, ku ndodhën 3 aksidente me pasojë, policia e Dibrës iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të sensibilizohen dhe të  respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve të sensibilizohen për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, mospërdorimi i celularit në timon ruan jetën tuaj dhe të tjerëve, rripi i sigurimit gjithashtu , parakalimet e rrezikshme dhe të gabuara rrezikojnë jetën tuaj dhe të tjerëve.

Timoni dhe alkooli janë një kombinim i rrezikshëm për ju dhe familjen tuaj, ndaj mos hezitoni ta përdorni atë. Policia Rrugore e qarkut Dibër do të jetë në gatishmëri të përforcuar në këtë periudhë të sezonit turistik. Për çdo problem telefononi në numrin 112 ose denonconi në komisariatin dixhital për çdo shkelje që konstatoni dhe policia do reagojë menjëherë dhe do ndëshkojë shkelësit.

 Admir Trupja, Shef i Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Dibër

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen