Ndërsa, tre shqiptarë nga Vlora kanë rënë në prangat e policisë italiane sot në një provincë të Leçes. Personat në fjalë kishin shkuar përkohësisht në Itali dhe bëhet fjalë për Glorent Jazo 22 vjeç, Gabriel dhe Indrit Andurramani, parkatësisht 23 dhee 28 vjeç.
Karabinierët, rreth orës 7 të mëngjesit, i vunë re në sjellje të dyshimta pranë një garazhi në Noha. Pasi i ndaluan për një kontroll, policët bënë kontroll edhe në garazhdin nën dhe nga ku sapo kishin dalë,, duke gjetur në brendësi të tij një ngarkesë prej 143 kilesh e 200 gramësh me marijuanë. Në brendësi të makinës ëhstë gjetur edhe një peshore si dhe i gjithë materiali i nevojshëm për paketimin e drogës. Marijuana, e cila mendohet se kishe pak që ishte shkakruar në garazh, ishte pjesërisht ende e njomë dhe nuk përjashtohet që të jetë transportuar disa oërë më herët nga plazhi. Të tre të rinjtë shqiptarë janë shoqëruar në burgun e Leçes. Sipas karabinierëve treshja shqiptare dhe dyshja italiane janë unaza të të njëjtit rrjet.
Gabriel Andurramani
Indrit Andurramani
Glorent Jazo
s.k/Shqiptarja.com