30 agjentë në shërbimin e tyre/ Trump i heq mbrojtjen nga Shërbimi Sekret fëmijëve të ish-Presidentit Joe Biden

30 agjentë në shërbimin e tyre/ Trump i heq mbrojtjen nga Shërbimi Sekret fëmijëve të ish-Presidentit Joe Biden

Foto e ish-Presidentit Joe Biden dhe fëmijëve të tij

SHBA-Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka revokuar ditën e djeshme mbrojtjen nga Shërbimi Sekret i SHBA-ve për fëmijët e ish-presidentit Joe Biden.

Hunter Biden ka pasur mbrojtje të Shërbimit Sekret për një periudhë të gjatë kohore, të gjitha të paguara nga taksapaguesit e Shteteve të Bashkuara. Hunter dhe Ashley Biden nuk do të marrë më mbrojtje nga Shërbimi Sekret. 30 agjentët që kanë qenë në shërbim të tyre, do të hiqen nga lista.”- ka shkruar Trump në rrjetin social Truth.

Trump shtoi se është “qesharake” që të paktën 17 agjentë ishin ngarkuar të mbronin Hunter Biden dhe 13 të tjerë po mbronin vajzën e ish-presidentit, Ashley Biden.

Sipas deklaratave zyrtare të agjencisë rezultoi se 30 agjentë të Shërbimit Sekret kanë qenë në shërbim të fëmijëve të ish-Presidentit.

Njoftimi i Trump erdhi disa orë pasi një gazetar e pyeti Presidentin Trump për detajet lidhur me çështjen e mbrojtjes nga Shërbimi Sekret të Hunter Biden. Presidenti tha se nuk kishte dijeni për këtë, por do ta shqyrtonte.

Zëdhënësi i Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi deklaroi se agjencia do të pajtohet me vendimin e presidentit. Në vitin 2024, Hunter Biden u dënua për shkelje tatimore dhe për fshehje të varësisë së tij ndaj drogës kur plotësoi dokumentet për të blerë një revole.

Trump dhe republikanët akuzuan gjithashtu Hunter Biden për tregti me ndikim dhe korrupsion në emër të babait të tij./Reuters

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

21 mars, Dita Botërore e Sindromës Down

21 mars, Dita Botërore e Sindromës Down