30 kallëzime penale në fushatë
ndër ta Rama, Mziu e Dritan Leli

30 kallëzime penale në fushatë<br />ndër ta Rama, Mziu e Dritan Leli
Kodi Penal i ndryshuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017 ka ashpërsuar dënimet për veprat penale që lidhen me zgjedhjet.

Pas ndryshimeve ligjore te 23 Majit 2017, këto të fundit nuk kualifikohen më si kundravajtje penale por si krim zgjedhor. Pas ndryshimeve që pësoi Kodi Penal, nuk ka më sanksione me gjobë, por vëtëm dëme me burgim, që mund të variojnë nga disa muaj e deri në 5 vjet.

Qendra për Çështjet e Informimit Publik, INFOCIP, në kuadër të Platformës së Dhomës Zgjedhore, po monitoron zbatimin e përcaktimeve te reja ligjore ne Kodin Penal për Krimin Zgjedhor, ndryshuar me ligji nr. 89/2017, datë 22.5.2017, dhe konkretisht të gjitha parashikimet që përmbahen tek Kreu X i KP “Veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve”.

Të dhënat e monitorimit për periudhën parazgjedhore janë përmbledhur në një raport special, i cili “fotografon” situatën e kallëzimeve penale dhe te shkarkimet nga puna mbi bazën e parashikimeve që përmban Kodi Penal i ndryshuar në 23 Maj 2017, si dheVKM nr. 473 / 2017. 

Qe nga fillimi i fushatës e deri ne mbylljen e saj rezultojnë 30 kallëzime penale. Numrin më të madh të kallëzimeve e zënë ato që kanë të bëjnë me shpërdorimin e figurës së zyrtarit publik në fushatë zgjedhore, e parashikuar kjo nga neni 328/a i Kodit Penal. Kjo shifër mund të jetë dhe më  lartë në ditët në vijim, pasi pritet procesi i përfundimit te verifikimeve nga monitoruesit e Task Force edhe për te pezulluarit nga puna.

Nga totali i kallëzimeve, me shpesh është referuar neni328/a “Përdorimi i Funksionit Publik për veprimtari politike ose zgjedhore, ndjekur nga neni 328 “Korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe me pak raste  për veprat penale të krimit zgjedhor, parashikuar nga nenet 331, 332/a, 325 dhe 329.

Ndër figurat e larta që kanë re pre e denoncimeve/kallëzimeve janë kryeministri i vendit njëherazi kryetar i PS, Edi Rama, Kryetari Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, kandidati për deputet në Qarkun e Beratit Fadil Nasufi, etj. Po ashtu, një numër i konsiderueshëm drejtorësh dhe nëpunës të lartë të administratës, duke filluar nga sekretarët e përgjithshëm të ministrive, drejtori i Posta SHA, apo shefa doganash apo ne tatime, apo edhe drejtore burgjesh janë larguar nga detyra. Në këtë kategori bëjnë pjese edhe drejtorë të ndërmarrjeve të rëndësishme si Albpetrol, Hekurudha dhe Ndërmarrje të Ujësjellësit.

Ne numri i të shkarkuarave/ pezulluarve nga puna është 43 (dy prej tyre janë në fakt dorëheqje), kryesisht me motivacioni për përfshirje ne fushate, kurse 55 janë procedime disiplinore. Në total janë rreth 100 shkarkimet apo pezullime nga puna ne këtë fushate elektorale.

Promotori kryesor i shkarkimeve nga puna kane qene ministrat teknike te PD, ku me shume shkarkime rendit Ministri i Drejtësisë, i ndjekur Ministria e Arsimit dhe ajo e Mirëqenies Sociale.

Në shumicën e vendeve të punës të mbetura vakant janë emëruar menjëherë personel nga titullarët e institucioneve, duke krijuar këtu një moment interpretimi nëse janë të legjitimuar vetë ministrat teknikë të bëjnë emërime në punë në kohë fushate.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë