30 mijë çelësa në një dhomë të vetme

30 mijë çelësa në një dhomë të vetme
COLORADO – Në Colorado ekziston koleksioni më i madh dhe i cuditshëm i çelësave. Janë plot 30 mijë të tillë të ardhur nga të katër anët e botës të mbledhur në një dhomë të vetme, në dhomën 12 të hotelit Baldplate Inn.
Në vitin 1917, vit kur hoteli u hap, pronari i jepte me vete një çelës çdo klienti që largohej pas qëndrimit në hotel. Një traditë kjo që u ruajt për shumë vite. Por, me Luftën e Parë Botërore kjo traditë mori fund për t’ia lënë vendin një tradite të re. Tashmë në vitet që do vinin, klientët që riktheheshin në hotel sillnin me vete çelësat dhe jo vetëm kaq, por linin edhe shënimin për vendet nga i kishin sjellë.
Dhe sot pas 90 vjetësh që tradita vazhdon në dhomën 12 ka mbi 30 mijë çelësa, disa prej tyre të ardhur madje edhe nga zyrtarë të lartë të familjeve mbretërore britanike apo edhe holandeze.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Horoskopi i muajit shtator 2024/ Çfarë surprizash ju presin në dashuri, punë dhe financa?

Horoskopi i muajit shtator 2024/ Çfarë surprizash ju presin në dashuri, punë dhe financa?