30 mijë USD për vizë në Kanada, 39 trafikantët kërkojnë lirinë, Krimet e Rënda vendosin sot

30 mijë USD për vizë në Kanada, 39 trafikantët kërkojnë lirinë, Krimet e Rënda vendosin sot

Pamje nga mega-operacioni

Apeli i Krimeve të Rënda ka nisur sot shqyrtimin e ankimimit të 39 personave të arrestuar për trafik klandestinësh drejt Amerikës, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe. Të arrestuarit kanë kërkuar të hetohen në gjendje të lirë, ndërsa Prokuroria ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Në këtë grup kriminal ishin të përfshirë edhe 4 efektivë policie, ndërsa një tjetër efektiv u arrestua për dekonspirim operacioni. Operacioni i koduar ‘One if by land’ u krye me ndihmën e Interpol dhe Europol, ku rezultoi se banda kriminale kishte trafikuar mbi 1 mijë shqiptarë në këmbim të shumave 25-30 mijë dollarë për një vizë.

Ndërkohë, Prokuroria i ka kërkuar policisë dhe Interpol të arrestojnë 12 personat e shpallur në kërkim, si pjesë e këtij grupi.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen