TIRANË- Pas Rusisë dhe Kinës, Shqipëria është vendi i tretë që ofron ndihmën e saj me mjekë dhe infermierë për pandeminë e COVID-19, me përballimin e shpenzimeve nga buxheti i shtetit tonë. 10 mjekë dhe 20 infermierë nga Shqipëria kanë mbërritur në Itali pasditen e sotme në Itali për të ndihmuar në kuadër të situatës alarmante të COVID-19. Të veshur me veshjen mbrojtëse ndaj këtij virusit, mjekë dhe infermierë nga e gjithë Shqipëria lanë sot Shqipërinë, për të ndihmuar Itaninë e gjunjëzuar nga koronavirusi, si një shenjë falenderimi në emër të të gjithë shqiptarëve.

Në ceremoninë e përcjelljes, kryeministri Edi Rama i falenderoi për gatishmërinë, e ndërsa u ktheu përgjigje të gjithë atyre skeptikëve që u shprehën me habi se përse Shqipëria duhet të çojë mjekë dhe infermierë në Itali, kur ka nevojë vetë.  Është nje tregues, sipas Ramës, se Shqipëria nuk i braktisë miqtë kur janë në momente të vështira. Nga ana tjetër, ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastiliu u premtoi se për aq kohë sa ato nuk do jenë këtu, do kujdeset shteti për familjet e tyre.

Mjekët do të qëndrojnë për një muaj në Itali dhe do të paguhen nga Shqipëria. Vendimi është marrë nga qeveria shqiptare pas një marrëveshje të arritur më herët mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm italian, Luigi di Maio.  Bluzat e bardha që do të ofrojnë shërbim shëndetësor do të shpërblehen 3 000 euro në muaj për mjekët dhe 2500 euro në muaj për infermierët.  Ato do të priten në aeroport nga ministri i Jashtëm italian, Di Maio. Fondi prej 11 milionë lekësh për shpërblimin e personelit shëndetësor, mjekë dhe  infermierë, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit  të shtetit, miratuar për vitin 2020. Përzgjedhjen e mjekëve dhe infermierëve e ka bërë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Mjekët do të qëndrojnë në Itali një muaj, jo vetëm për të dhënë jo vetëm kontributin e tyre por edhe për të marrë eksperiencën nga mjekësia italiane që po përballon pandeminë me shifra të mëdha të prekurish dhe viktimash. Kjo ndihmë vjen si pasojë e akordit të arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm italian Luigi di Maio.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:11
'Italianët më ndihmuan kur shtëpia m'u shkatërrua nga tërmeti, sot është detyrim moral'...Historia e mjekut që nga sot nisi misionin në Lombardi

Një detyrim moral, e kanë lexuar 30 mjekët dhe infermierët misionin e tyre në Itali, në shenjë falenderimi që qëndruan pranë shqiptarëve në momente më të vështira. Kujtimi më i fundit është nga tërmeti. Një prej mjekëve që sot po shkon të ndihmojë Italinë në betejën e saj me koronavirusin, ka përjetuar drejtpërdrejtë ndihmën që italianët u dhanë shqiptarëve më 26 nëntor sot po "ua kthen nderin"

"E kemi detyrim moral sepse në rastet e vështira kur Shqipëria kaloi Italianët ishin të parët që na ndihmuan në rastin e tërmeti, se unë banoj pikërisht në zonën ku ma shkatërroi shtëpinë tërmeti", tha mjeku.

Të tjerë e lidhin me profesioni e tyre human dhe ky është momenti i duhuar për ta treguar.

"Duke qenë se profesioni ynë është human, vendosëm që të japim dhe ne kontributin tonë"

"Mendoj se është momenti i duhur për të dhënë kontributin tonë"

"Duke qenë se kjo është  një pandemi, duhet dikush të sakrifikohet apo të jap një shembull altruist"

"Dua të jap kontributin tim"

"Më pëlqen të përfaqësoj vendin tim dhe të tregojmë vlerat se kush jemi me të vërtetë", tha disa nga mjekët që sot u nisën në Itali.

Ora 20:05
30 mjekë dhe infermierë në Itali/ Meta: Kjo sakrificë do forcojë marrëdhënien mes sy vendeve dhe popujve

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar vendimin për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali. Ai shprehet se ku gjest do të forcojë më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve.

"Mirënjohje dhe krenari për 30 mjekët dhe infermierët tanë, të cilët do shërbejnë në rajonin më të prekur nga pandemia në Italinë fqinje. Ky solidaritet dhe këto sakrifica do ta forcojnë edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë", shkruan Meta.  

Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta
Ora 19:52
Shqipëria solidarizohet me Italinë për COVID-19, BE: Flamuri juaj meriton të valëvitet mes atyre të unionit tonë

Bashkimi Europian ka reaguar në lidhje me solidaritetin e Shqipërisë me Italinë duke i dërguar 10 mjekë dhe 30 infermierë duke e cilësuar si një vlerë që demonstron se flamuri i Shqipërisë meriton të valëvitet mes atyre të familjes europiane. Twitteri i BE u shpërnda edhe nga ambasadori i BE, Luigi Soreca i cili shkruajti në shqip 'Faleminderit shumë Shqipëri'.

"Solidariteti i treguar demonstron një arsye tjetër të mirë që flamuri i Shqipërisë të valëvitet mes flamujve të Bashkimit Europian sa më shpejt të jetë e mundur. Fryma e tyre e solidaritetit dhe afërsisë që po demonstrojnë me këta njerëz këtu është pikërisht ajo vlerë e përbashkët që lindi dhe krijoi Bashkimin Europain", shkruan BE në Twitter

Ora 18:48
'Corriere Della Sera' artikull kushtuar ndihmës në luftën kundër COVID-19: 30 mjekë shqiptarë do të mbështesin vendin tonë

1585417800_corriere1.jpg

Media e famshme italiane Corriere Della Sera i ka kushtuar një artikull mbërritjes së 10 mjekëve dhe 20 infermierëve në Itali në ndihmë për luftën ndaj COVID-19.

Tridhjetë mjekë shqiptarë do të arrijnë për të mbështetur vendin tonë në urgjencën e koronavirusit.

Mjekët do të zbresin pasdite në Romë, por të gjithë do të operojnë në Breshia.

Ardhja e personelit shëndetësor është rezultat i një bisede që u zhvillua të premten mes Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio për kërkimin e solidaritetit dhe ndihmës ndërkombëtare,  siç ndodhi tashmë me Kinën dhe Rusinë për të dalë nga faza kritike.

Mjekët do të qëndrojnë në Itali për një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria.

Kryeministri Rama tha se ai nuk mund ta shihte Italinë në atë vështirësi dhe foli për ndihma sepse shqiptarët e duan Italinë.

“Mjekët shpëtojnë jetë dhe tani si një vend ne po rizbulojmë vlerën më të rëndësishme që është jeta”, komentoi Di Maio.

Ora 17:52
Mbërrijnë në Itali 10 mjekë dhe 20 infermierë, Di Maio: I treguat BE-së vlerat europaine, që disa vende i harruan

Kanë mbërritur në Itali 10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë në Itali, ku janë pritur nga Ministri i Jashtë Italian, Luigi Di Maio. Mjekët dhe infermierët që do të shërbejnë në një spital në zonën e Lombardisë në Itali, zona më e nxehtë dhe janë pjesë e 3 mijë vullnetarëve që i’u përgjigjën thirrjes për t’u bashkuar në luftën kundër COVID-19.

Ministri italian, Di Maio shprehu falenderimet që Shqipëria iu përgjigj thirrjes së Italisë për ndihmë duke treguar edhe njëherë vlerat europiane në këtë kohë të vështirë duke u solidarizuar më popullin italian.

Ai gjithashtu informoi se 30 bluzat e bardha shqiptare do të shërbejnë në një spital në Lombardi, pika më e nxehtë në luftën kundër koronavirusit dhe puna e tyre do të nis që nesër.

'Dua të falenderoj publikisht  kryeministrin Rama dhe qeverinë e popullin shqiptar  për solidaritetin e madh që po tregojnë. Rama mbajti një fjalim mjaft prekës para nisjes së mjekëve dhe infermierëve, për të cilin e falenderojë dhe treguan edhe një herë se shpirti i tyre i solidaritetit është vlera europiane që bashkon BE dhe që po ia kujton shumë vendeve të BE në këto momente të vështira që po kalojmë', tha Di Maio.

Ora 17:34
Aeroporti i Rinasit si kurrë më parë, 'pushtohet' nga heronjtë me bluza të bardha

Aeroporti i Rinasit pasditen e kësaj të shtune ka dhuruar një pamje krejtësisht ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim vitet e fundit. Ai është "pushtuar" nga heronjtë e bluzave të bardha, të cilët po nisen drejt Italisë për të ndihmuar shtetin mik në këtë situatë të vështirë që po përjeton në betejën me koronavirus. Të gjithë janë të veshur me veshjen mbrojtëse, me valixhe në duar për të ndihmuar sado pak Italinë, e cila po lëngon nga koronavirusi.

Ora 16:19
Manastirliu- mjekëve: Për sa kohë s'do jeni këtu, do kujdesemi ne për familjet tuaja! Rrugë të mbarë

Në ceremoninë e përcjelljes, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu falenderoi mjekët, teksa u dha një premtim. Për aq kohë sa ata nuk do jenë në shtëpitë e tyre, do të jetë shteti që do të kujdeset për familjarët e këtyre heronjve.

"Një pjesë janë të rinj, japin një mesazh duan të jenë modeli i asaj që ne kërkojmë nga mjekët, modeli  heronjve të heshtur që sot janë të parë në këtë betejë. Janë nga e gjithë Shqipëria, një mision për jetën dhe një gjë u thashë para se të vinit ju, do doja që askush të mos binte pre e këtij armiku, ju premtojmë se për aq kohë sa ju nuk do jemi këtu, do kujdesemi ne për familjarët tuaj", tha Manastirliu.

Ora 16:10
Rama: E di që ju duket e çuditshme që po çojmë mjekë në Itali, por ne nuk e braktisim mikun në ditë të vështira

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim falenderuar për mjekët që kanë shprehur gadishmërinë për të luftuar ndaj koronavirusit.

"Ju falënderojë për gatishmërinë, e di që disave u duket e çuditshme që 30 mjekë dhe infermierë të armatës sonë të vogël nisen sot për në vijën e zjarrin. E di po ashtu se nuk e përmbysin raportin mes forcës vrastare dhe atyre të mjekëve që luftojnë për ta mundur, por di që edhe andej është shtëpia jonë që kur Italia na shpëtuan dhe na mikpritës dhe adaptuan në shtëpinë e tyre kur Shqipëria digjej nga dhimbjet e papërshkrueshme. Ne po luftojmë me të njëjtin armik të padukshëm, nuk mund t'i mbajmë rezerve teksa në Itali po kurohen shqiptarë që janë plagosur nga armiku. E vërtetë që të gjithë janë mbyllur në kufijtë e tyre, edhe nga vendet e pasura, por mbase ngaqë nuk jemi të pasur dhe nuk na ka lënë kujtesa nuk mund të lejojmë që të mos i tregojmë Italisë qe ne nuk e braktisim mikun në vështirësi. Askush nuk fiton dot e vetme, ju po niseni për një luftë që është edhe e jona. Sot jemi të gjithë Italian dhe Italia duhet të do ta fitojë luftën edhe për ne, edhe për të gjithë Europën dhe botën", tha Rama.

Ora 15:53
Koronavirusi- Rama përcjell drejt Italisë 30 mjekët/ Foto ekskluzive nga Rinasi

10 doktor dhe 20 infermierë janë drejt nisjes në shtetin fqinj, Italinë e gjunjëzuar nga koronavirusit. Të veshur me veshjen mbrojtëse dhe maska ata do të japin kontributin e tyre për të përballuar situatën me koronavirus, por edhe për të marrë eksperiencën nga mjekësia italiane që po përjeton një nga momentet më të vështira në kohërat moderne.   Të pranishëm janë kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.