Banorët e pallatit 837 të lagjes nr 7 në Durrës kanë protestuar këtë të enjte para bashkisë pasi prej 30 muajsh kanë mbetur pa shtëpi. Pallati u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe u shemb një vit më parë nga forcat xheniere. Ata thonë se nuk kanë asnjë informacion se çfarë do të bëhet me pallatin e tyre.

'Kërkesë për të ditur vazhdueshmërinë e pallatit. Nga bashkia më kanë përcjellë'- tha një banor.

'Jam takuar me atë të urbanistikës, më ka dhënë një përgjigje ekstreme, ne duam të dimë se kur do të ndërtohet.'- u shpreh një banor.

'Ne ngelëm rrugëve më plaçka në krah, plaçka u thonim atyre që na kanë ngelur.'- tha një qytetare.

Prej 30 muajsh jetojnë në banesa me qira pasi kanë përfituar bonus nga bashkia, por paratë lëvrohen me vonesë.

'Bonusi i qerase vonohet shumë, jam me dy pleq të sëmurë në shtëpi.'- tha një banorë.

'Edhe bonusin nuk e japin çdo muaj në rregull, jam me qira dhe akoma nuk e kam marrë.'- u shpreh një banorë.

Qëllimi i protestës së sotme ishte për të takuar drejtuesit e Bashkisë së Durrësit, gjë që nuk u arrit, ndaj ata shprehen se do të dalin sërish derisa të marrin përgjigje.