30 vite bashkëpunim Gjermani -Shqipëri për zhvillim, 'ndizet' Tirana, festë deri në mesnatë

30 vite bashkëpunim Gjermani -Shqipëri për zhvillim, 'ndizet' Tirana, festë deri në mesnatë

Ky vit shënon përvjetorin e 30-të të Bashkëpunimit Gjermano-Shqiptar për Zhvillim. Në këto 30 vite dy vendet tona i kanë dhënë udhë bashkërisht një numri të madh projektesh në sektorë të shumtë e të ndryshëm, duke arritur suksese të konsiderueshme për zhvillimin e Shqipërisë pas periudhës së gjatë të izolimit prej disa dekadash.

Ky sukses i partneritetit mes dy vendeve do të festohet në kryeqytetin shqiptar, ku siparin e aktiviteteve do ta ngrejë një festë në rrugë, përpara Piramidës, që ka nisur nga ora 10:00 e do të zgjasë deri në orën 24:00.

Qëllimi i bashkëpunimit gjermano-shqiptar për zhvillim është përmirësimi i kushteve të jetesës së popullsisë së Shqipërisë dhe përafrimi i mëtejshëm i vendit me Bashkimin Evropian.

Punësim që gjeneron të ardhura, rritja ekonomike me impakt të gjerë, furnizimi i sigurt e i qëndrueshëm me energji dhe ngritja e një infrastrukture bazë për ujin dhe mbetjet janë prioritete të këtij bashkëpunimi.

Njoftimi i plotë:
30 vjet i Bashkëpunimit Gjermano-Shqiptar për Zhvillim. Festë në rrugë - përpara Piramidës, më 25 maj. Në vitin 1988, vetëm një vit pas lidhjes së marrëdhënieve diplomatike Gjermania dhe Shqipëria nisën edhe marrëdhëniet e bashkëpunimit në politikat për zhvillim.

Në këta 30 vjet dy vendet tona i kanë dhënë udhë bashkarisht një numri të madh projektesh në sektorë të shumtë e të ndryshëm duke arritur suksese të konsiderueshme për zhvillimin e Shqipërisë pas periudhës së gjatë të izolimit prej disa dekadash. Kushtet e jetesës së popullit shqiptar janë përmirësuar dukshëm ndër të tjera edhe falë këtij bashkëpunimi të shkëlqyer duke kontribuar kësisoj, që Shqipëria të afrohet më shumë me Bashkimin Evropian. Ne dëshirojmë të festojmë këtë sukses të partneritetit tonë. Siparin e festimeve të përvjetorit do ta ngrejë një festë në rrugë përpara Piramidës në Tiranë në datën 25 maj, nga ora 10:00 deri në orën 24:00.

Atje do të ketë stenda me informacione dhe aktivitete të shumta me ndërveprim publik rreth bashkëpunimit për zhvillim. Krahas kësaj është planifikuar edhe një program tërheqës skenik: në orën 15.00 do të jetë Trupa Kombëtare e Cirkut që do të habisë të madh e të vogël; prej orës 17.30 Eco Fashion Shoë do të prezantojë Haute Couture të modës së riciklimit; dhe duke nisur nga ora 20.30 do të ketë muzikë live nga Peter Pan Quartet, 3:56 dhe Asgje Sikur Dielli. Ndërsa për mirëqenien kulinare do të kujdeset një kënd birrarie. Programi i detajuar i bashkëngjitet kësaj deklarate.

Rreth sfondit:
Qëllimi i bashkëpunimit gjermano-shqiptar për zhvillim është përmirësimi i kushteve të jetesës së popullsisë së Shqipërisë dhe përafrimi i mëtejshëm i vendit me Bashkimin Evropian.

Punësim që gjeneron të ardhura, rritja ekonomike me impakt të gjerë, furnizimi i sigurt e i qëndrueshëm me energji dhe ngritja e një infrastrukture bazë për ujin dhe mbetjet janë prioritete të këtij bashkëpunimi. Por përtej kësaj, Gjermania është aktive edhe në sektorët e ruajtjes së biodiversitetit dhe mbrojtjes së klimës e mjedisit, në atë të konsulencës mbi mundësitë ligjore të emigrimit drejt Gjermanisë si dhe të mbështetjes së integrimit të personave të rikthyer. Mbështetja gjermane, përllogaritur prej vitit 1988, shkon gjithsej në më shumë se 1 miliard euro. Gjermania është kësisoj një prej donatorëve më të mëdhenj e më të rëndësishëm për Shqipërinë.


(Njoftimi për aktivitetet në festë)

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë